Futboll Sport

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Kukësi, skuadra që sot mësoi kundërshtarin në eliminatoret e “Champions League”, zhvilloi sot takimin e parë miqësor në kuadër të përfaqësimit në Europë.

 

Përballë shqiptarëve ishte ekipi i Maribor, i cili nuk u kursye duke fituar me shifrat 4-0 në këtë miqësore.

 

Sllovenët shënuan nga 2 gola për çdo pjesë, me Kramariç dhe Tavarez në 45 minutat e parë dhe Mesanoviç me Mlakar në fraksionin e dytë të lojës. Trajneri austriak i Kukësit provoi edhe disa nga afrimet e reja në këtë ndeshje si Qaqi, Plaku apo edhe Zguro.

Kujtojmë që Kukësi prej disa ditësh ka nisur fazën përgatitore në Slloveni.

Goli i katert, Maribor

Goli i trete. Maribor

Goli i pare, Maribor

Goli i dyte, Maribor

Kukësi: Koliçi, Qaqi, Dzaria, Shameti, Musolli, Ethemi, Ebipi, Plaku, Zguro, Uilliam, Plum. Të gatshëm: Peposhi, Shkodra, Joti, Maliqi, Limaj, Selimi, Lumi, Hoxha, Kalaja, Cano, Shpehar. Trajner: Peter Pakult.

Related posts

(VIDEO) Barcelona në epërsi ndaj Levantes, Messi shënon supergol

Q.Autor

DHURON SPEKTAKËL/ Neymar “kopjon” Mourinhon dhe tallet me Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E MANDZUKIC/ Juventusi mendon për rinovimin e sulmuesit, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment