Formula 1 Futboll Sport

Modifikime te makina Ferrari, Vettel: Jemi më të shpejtë

Sebastian Vettel është optimist në prag të garës së Çmimit të Madh të Kanadasë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Montreal. Njëvendëshja e pilotit gjerman do të ketë disa ndryshime në motor këtë garë, ashtu siç dhe e lejon rregullorja, por kjo gjë nuk do të ndodhë te rivalët e Mercedes. “Kemi një makinë të mirë, sidomos në pjesët e drejta dhe në përgjithësi kjo është një pistë që na përshtatet, ndaj duhet të bëjmë një paraqitje të mirë”, tha Vettel.

“Për sa i përket ndryshimeve në motor, kjo ishte në planet tona që në fillim të sezonit, kur u vendosën rregullat e reja. Kjo është një pistë që e lodh motorin, ndaj ishte e rëndësishme të bënim disa modifikime. Të shohim se si do të funksionojnë në garë”, tha më tej piloti i “kokëkuqes”, që nuk bën parashikime. “Të shohim se çfarë ndryshimesh do të kenë edhe rivalët tanë e më pas të shohim se si do të shkojnë provat e lira për të bërë një parashikim”, u shpreh Vettel.

Related posts

Mesfushori serb tregon të vërtetën: Unë u përpoqa ta zemëroj Mourinhon, por…

Isa.Autor

SHORTI CHAMPIONSIT/ Çdo gjë që duhet të DINI për Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Modric i pashitshëm, REALI NUK do të pranojë asnjë ofertë

Isa.Autor

Leave a Comment