Futboll Sport

Mourinho flet për tripletën e Ronaldos: Ka lojtarë për ndeshje speciale dhe ai është…

Loja e Portugalisë me Spanjën mbrëmjen e kaluar, ku Cristiano Ronaldo ka shënuar tre gola nuk ka mbetur pa u përmendur nga trajneri Jose Mourinho.

Ndeshja mes dy skuadrave është konsideruar si një prej më të mirave që është luajtur ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës, që u mbyll me rezultatin 3-3.

Në një intervistë për RT, Mourinho tha: “Rekordi i tij në kohët e fundit nuk ka qenë më i miri. Unë flas për cdo goditje që ka bërë për ekipin kombëtar, ai nuk po shënon aq shumë sa bëri për Manchester United dhe për vitet e para në Real Madrid. Por është një pikë vendimtare që do ndikojë në vetëbesimin, vetërespektin dhe mënyrën e shfaqjes në dy ndeshjet e ardhshme, rivalitetin . Ai bën vetëm një prekje dhe bën golin fantastik.

Ai e di se cfarë admiroj tek disa lojtarë dhe është një shembull i shkëlqyer. Ka lojtarë për disa ndeshje, ka lojtarë për cdo ndeshje dhe ka lojtarë për ndeshje speciale. Këto lojtarët e ndeshjeve speciale janë të duhurit.”

Related posts

SERIE “A”/ Lazio-Roma, një sfidë që vlen sa Champions

Sadik.Autor

DONTE TË LARGOHEJ NGA BARCELONA/ Messi rikthehet në stërvitje, Koeman merr lajmin e madh!

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Roma – Sassuolo (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment