Futboll Premier League Sport

Mourinho nuk ndalet, pas Fred kërkon edhe talentin e PSG-së

Pasi ka siguruar mesfushorin e Shakhtar Donetsk për shumë e 52 milionë stërlinave, skuadra e Manchester United po përgatitet për një tjetër blerje të madhe. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri Jose Mourinho ka vendosur në krye të listës së shpenzimeve mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, për të cilin është gati të paguajë 75 milionë stërlina. Ka kohë që përflitet se Verratti do të largohet nga kampionët e Francës dhe me ardhjen e trajnerit të ri kjo mund të bëhet realitet, ndaj dhe Mourinho po kërkon një mesfushor fantasist për skuadrën e tij.

Duke qenë se mesfushorët Fellaini dhe Carrick do të largohen nga skuadra e United këtë verë, trajneri portugez kërkon dy zëvendësues të denjë dhe pas Fred, Verratti konsiderohet si ideal për lojën e Mourinho. Mesfushori italian konsideroheti si Xavi për sa i përket magjisë me topin dhe mund të krijojë shumë aksione sulmuese për skuadrën e United. Duket se trajneri Jose Mourinho kërkon të ndërtojë një skuadër me lojtarë teknikë, që të përballet me “armë” të njëjta me rivalët e City. Palët kanë nisur bisedimet dhe pritet që Verratti të kompletojë transferimin në Premier League.

Related posts

Bayern dyfishon shifrat Nurnbergut, Lewandowski shënon dopietën (VIDEO)

Isa.Autor

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Shitja e Milanit, prokuroria Italiane dyshime për pastrim parash

Q.Autor

Leave a Comment