Futboll Sport

Arbnor Fejzullahi mbetet në ajër, e ardhmja në varsi të situatës së klubit…

Nëse, nëse… Jemi lodhur duke e dëgjuar këtë. Ka edhe batuta madje, por ato i bën Gattuso në konferencat e tij për shtyp. Edhe e ardhmja e Arbnor Fejzullahit është me nëse. Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me Partizanin dhe tashmë është lojtar i lirë. Dëshira e tij e hershme është që të luajë jashtë vendit dhe perfekte konsiderohet Zvicra. Në të shkuarën Lugano ka qenë një opsion, por vetëm kaq, pasi Partizani nuk është se hiqte dorë fort kollaj prej tij.

Ëshët folur shumë për oferta që shkonin deri në 200 mijë euro, por Fejzullahi mbeti në Superiore. Sezoni i fundit ka qenë i pafat për të, pasi u dëmtua që në ndeshjen e Kupës me Naftëtarin, duke qëndruar për muaj të të tërë pa luajtur. Në fund u pa në fushë dhe duket se është ai i pari, çka e bind Partizanin për t’i ofruar një kontratë të re, por rinovimi ka shumë nëse. Për të mbetur pjesë e të kuqve duhet të ndodhin disa gjëra.

Së pari për Fejzullahin të mos ketë oferta nga jashtë vendit. Por edhe nëse ndodh kjo, sërish nuk ka siguri për nënshkrimin e kontratës së re me Partizanin. Skënderbeu është klubi tjetër që i mban “peng” të ardhmen. Korçarët presin vendimin e CAS. Nëse hidhet poshtë vendimi i UEFA-s, atëherë bardhekuqtë do të luajnë në Champions League dhe Fejzullahi do të marrë rrugën drejt Korçës. Nëse dënimi mbetet në fuqi, atëherë shanset e Partizanit për të nënshkruar me Fejzullahin janë më të mëdha.

Related posts

NUK ISHIN FAVORITË, POR U KUALIFIKUAN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit Rasing Klub pas triumfit (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Bajrami: Përballë “Bardhebluve” duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për…

Delo.autor

“ÇOHU BIR K*RVE, ÇOHU! NDALI TË BËRTITURAT SI…”/ Kamerat denoncojnë sherrin Ramos-Hakimi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment