Futboll Sport

SPECIALE/ Kombëtarja në udhëkryq, Panucci dhe “fati gri” i të ardhmes “kuqezi”

Kombatarja shqiptare mori një goditje “poshtë brezit” në miqësoren kundër Kosovës. Ekipi ynë kombëtarë ka një rënie të lirë në saj të statistikave dhe lojës së zhvilluar në 3 takimet e fundit miqësor. Këmbanat e alarmit ranë fill pas takimit të humbur në stadiumin “Elbasan Arena” me Novergjinë ndërkohë që po i njëjti grup futbollistësh kishin fituar dhe barazuar në tokën e këtyre të fundit.

 

Ajo që ndodhi në Zvicër ku “kuqezinjtë” u shpërfytëruan në çdo drejtim nga Kosova ishte padyshim një goditje e rëndë edhe për teknikun Christian Panucci i cili mori edhe përgjegjsitë për rezultatin. E megjithatë përballja e sotme me një kundërshtar si Ukrahina e cila ka një bilanc pozitm në përballjet me Shqipërinë është një test ku mund të nxirren shumë përfundime.

 

Situata sa i takon pozicionit të trajnerit është lëkundur ndjeshëm, aq sa edhe opinioni futbollistik reagoi ashpër. Panucci na ka mësuar se di të bëj surpriza të këndshmë ku një prej të cilave ishte edhe suksesi me Turqinë në Antalia. Tekniku Italian duhet të tregoj se realisht disponon aftësitë për të menaxhuar sukseshëm një ekip që në përbërje ka futbollistë që kanë bërë mirë.

Nëse gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duhet atëherë rrezikohet edhe e ardhmja e kombëtres e cila duhet të pregatitet për kopeticionin Nacional League. Aktualisht ndodhemi në një udhkryq ku duhet të gjejm rrugën për të arritur objektivat.

Me ose pa Panuccin gjithçka mund dhe ka gjasa ta mësojmë pse jo edhe pas takimit miqësor që Shqipëria do të luaj sot kundër Ukrahinës duke filluar nga oara 16:00.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Nis faza çerekfinale për dy supersfidat Champions në Angli

Delo.autor

Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë United – Sevilla dhe Roma – Shakhtar

Q.Autor

BRAKTISI EUROPËN PËR MEKSIKËN/ Kampioni i botës bëhet qesharak në prezamtim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment