Futboll Sport

Në Brazil bëjnë llogari, shohin “makthin” Gjermani

Brazili, lideri i Grupit E, pasi mundën me vështirësi Kosta Rikën. Gjermanët që fituan në sekondat e fundit ndaj Suedisë dhe i shpëtuan eliminimit. Kjo është situata aktuale, por skuadrat ndodhen në një kurs përplasjeje pas daljes nga grupet respektive. Shanset janë për një ritakim të tyre pas katër vitesh, kur gjermanët turpëruan të zotët e shtëpisë me rezultatin 7-1.

Kur mund të luajnë? Brazili luan ndeshjen e fundit ndaj Serbisë që ka vetëm tri pikë, ndërsa “Seleçao” me gjashtë pikë, i mjafton vetëm një pikë për t’u kualifikuar i pari. Gjermanët do të luajnë një ndeshje të rëndësishme ndaj Koresë së Jugut. Skuadra e Lëvit ka vetëm tri pikë dhe për të siguruar kualifikimin, duhet të mundë aziatikët me një rezultat relativisht të lartë, për të mos ia lënë fatin ndeshjes Meksikë – Suedi. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Brazili i pari dhe Gjermania e dyta, atëherë mund të përgatitemi për një skenë të mundshme revanshi nga amerikano-jugorët.

Sipas një përllogaritje, gjermanët kanë 44 për qind mundësi për t’u përballur me skuadrën e Tites. Meksika vjen e dyta me 22 për qind, Suedia 15 për qind dhe Koreja e Jugut vetëm 5 për qind. Skenari më i frikshëm ka 14 për qind të ndodhë, Brazili të mbesë jashtë grupeve, nëse humbet në ndeshjen e fundit dhe Zvicra fiton me rezultat të thellë.

Brazili del i dyti nëse.. Brazilianët fitojnë 1-0 ndaj Serbisë dhe Zvicra 2-0 ndaj Kosta Rikës. Nëse skuadra e Tites barazon dhe Zvicra fiton. Nëse Serbia fiton, atëherë ata duhet të shpresojnë në një humbje me më shumë se një gol të helvetikëve.

Gjermania kualifikohet nga grupi nëse.. Gjermanët kualifikohen të parët në grup, vetëm nëse mundin Korenë dhe Suedia mund Meksikën. “Pancerave” u duhet të fitojnë me një golavarazh më të lartë se suedezët. Skuadra e Lëvit del e dyta, nëse fiton ndaj koreanëve dhe Suedia nuk fiton ndaj Meksikës.

Related posts

BËN ANALIZËN E SEZONIT/ Guardiola: Ja çfarë më pëlqen më shumë te ekipi im

Delo.autor

VETËM 4 MINUTA LOJË/ Gafë qesharake, ja momenti kur Alisson realizon autogol në favor të West Ham (VIDEO)

Delo.autor

Mbretërit e Evropës: Ronaldo i pari, nuk i ndahet Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment