Futboll Sport

Southgate: Kane duhet të ndihet krenar, por kjo është detyra ime!

Harry Kane është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës deri tani. Ai ka bërë të ditur se ka dëshirë të luajë kundër Belgjikës në ndeshjen e fundit të Grupit G, por trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, mund të mos jetë dakord.

“Natyrisht, do të jetë e rëndësishme për Harry”, ka thënë ai. “Por unë duhet të mendoj për skuadrën dhe të bëjë atë që është më e mirë për ne. Ai ka lënë mbrapa disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit anglez për golat e shënuar në Botëror”.

“Kjo duhet ta bëjë të ndihet jashtëzakonisht krenar, por ai është lojtari më i mirë i ekipi dhe ne duhet të marrim vendime për të mirën e skuadrës”.

Tregolëshi i Kane kundër Panamasë, të dielën, e ka ndihmuar sulmuesin e Tottenham të kalojë legjendën Bobby Chalrton dhe të kalojë Sir Goeff Hurst në listën e golashënuesve më të mirë të Anglisë në Kupën e Botës.

Por, duke parë se Anglia e ka siguruar kualifikimin, Southgate pritet të bëjë disa ndryshime. Anglia ka dy lojtarë, Kyle Walker dhe Ruben Loftus-Cheek, të cilët rrezikojnë të skualifikohen për 1/8-at nëse marrin një karton tjetër të verdhë.

Related posts

Chelsea e kërkon Asension për Hazardin

Q.Autor

Statistikat e Championsit/ Shkëlqejnë ITALIANËT, REALI i jep fund “agjërimit”

Isa.Autor

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Trajeneri Solari drejt shkarkimit, ja kush i zë vendin

Delo.autor

Leave a Comment