Futboll Sport

Queiroz: ”E verdha e Ronaldos, si të thuash që vajza ime është ”pak” shtatzënë”

Carlos Queiroz ishte i tërbuar në përfundim të ndeshjes mes Iranit dhe Portugalisë, pasi Cristiano Ronaldo i shpëtoi kartonit të kuq në minutën e 82-të edhe pse goditi me bërryl një kundërshtar. Portugezi, që luante kundër vendit të tij, tha se Ronaldo i shpëtoi ndëshkimit maksimal vetëm prej statusit të tij si superylli dhe e krahasoi incidentin me zbulimin nëse vajza e tij kishte mbetur shtatzënë apo jo.

“Ishte e dukshme që e goditi me bërryl dhe duhet të ishte nxjerrë jashtë. Rregullat nuk thonë karton i kuq vetëm nëse nuk është Ronaldo apo Messi. Kemi futur sistemin VAR që ka kushtuar një pasuri, janë gjashtë njerëz që rrinë ulur para TV dhe shohin goditje me bërryl por thonë është karton i verdhë që të jenë të mbrojtur. Duhet të dimë kush e drejton këtë lojë dhe kush i merr vendimet sepse për momentin askush nuk merr përgjegjsitë”, tha Queiroz.

“Për t’iu rikthyer historisë së vajzës sime nga dje, unë dua të di nëse do të bëhem gjysh apo jo, nuk dua të di nëse vajza ime është pak shtatzënë, apo ka prova që mund të jetë. Por gjyqtarët i lanë duart si Pilati. Ata nuk e dinë çfarë bëjnë dhe se çfarë ndodh rreth tyre. Pas 37 vitesh në futboll nuk e kuptoj se si pesë gjyqtarë rrinë ulur në dhomë pa asnjë lloj presioni dhe nuk shohin atë që panë të gjithë”, shtoi trajneri portugez i Iranit.

Nuk i kurseu as kritikat për FIFA-n: “Duam thjesht sqarime. Por kur pyesim FIFA-n për të na shpjeguar, na thonë që të dërgojmë një letër dhe na kthejnë përgjigje Botërorin tjetër”.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ I ka thënë “Po” Juventusit 120 milionëshi…

Delo.autor

Liverpool dhe Tottenham ndahen në barazim, Salah dhe Kane bëjnë çmendurinë në minutat shtesë

Q.Autor

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Delo.autor

Leave a Comment