Futboll Sport

“Paqe” në miqësoren midis Italisë dhe Holandës

Miqësorja e dy humbësve më të mëdhenj të këtij edicioni të Kupës së Botës mes Italisë dhe Holandës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Nuk janë më ato dy përfaqësuese që të shinin frikën, por një version i zbutur dhe pa talente që bien në sy, si nga Italia ashtu edhe nga Holanda. Dhe si pasojë vetë ndeshja ishte e vakët, pa shumë momente kulmore dhe në disa momente madje e mërzitshme.

 Si Koeman, ashtu edhe Mancini kishin zgjedhur të bënin ndryshime nga ndeshjet e fundit duke aktivizuar shumë të rinj. Insigne ishte kapiteni i Italisë, ndërsa Van Dijk ai i Holandës. Një nga lojtarët që ra më tepër në sy ishte sulmuesi i Torinos Andrea Belotti. Ishte ai që pati mundësitë më të mira për Italinë. Ndërsa Holanda nuk arriti të krijonte shumë aksione në sulm dhe vetëm pas kartonit të kuq të Criscito-s filloi të kërkonte golin.

Por dy minuta para të kuqit Italia kishte kaluar në avantazh me Simone Zaza, zëvendësuesin e Belotti-t. Holandezët u munduan të bënin më shumë për të shmangur të paktën humbjen ndaj një Italia me një lojtar më pak, dhe në minutën e fundit të kohës shtesë ka gjetur barazimin pas golit me kokë të lojtarit të Bournemouth, Ake.

Related posts

25 FITORE NGA 26 NDESHJE NË PREMIER/ Ja rekordi që vendos Liverpool 3 muaj para fundit të sezonit

Delo.autor

DISFATA E MILAN NË DERBIN E MADONINNËS/ Berlusconi i zhgënjyer: Derbin e pashë në TV, por pas një kohe…

Delo.autor

Ditë prezantimesh te Levante, Sadiku shkel për herë të parë tapetin e stadiumit

Q.Autor

Leave a Comment