Futboll Sport

Para vendimit nga FIFA/ Shaqiri e Xhaka marrin MBËSHTETJE nga e gjithë bota

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët i siguruan fitoren Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë, mund të dënohen nga FIFA. Madje, FIFA tashmë ka nisur një procedurë kundër tyre, pas ankesave të Serbisë për kinse provokim.

Xhaka dhe Shaqiri, festuan golat e tyre kundër Serbisë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, të cilën serbët po e quajnë provokim.

Mbështetje e madhe për Xhakën dhe Shaqirin është duke u bërë në rrjete sociale nga përdorues të ndryshëm anembanë botës.

Duket se me lojtarët shqiptarë janë solidarizuar edhe ushtarët zviceran. Të paktën, kështu mendohet sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social Twitter.

Një llogari publikoi një fotografi të ushtarëve duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe shkroi: “Këta trupa po solidarizohen me Xhakën dhe Shaqirin”.

Related posts

E PABESUESHME/ “Zikaltërit” të mallkuar ndaj Shakhtar. Lukaku lëshon silurë, trau i portës ende dridhet (VIDEO)

Delo.autor

MOS MË KËRKONI/ Lopetegui vendos të “zhduket” pas ndeshjes me Man United

Isa.Autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi “shpërthen” në lot, ja momenti emocionues (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment