Futboll Sport

Partizani në udhëkryq/ Ish-sulmuesi kritikon bordin drejtues për ecurinë e klubit

Deri më tani nuk është kryer asnjë ndryshim te Partizani. Përveç çështjes së mbetur pezull të trajnerit, ende nuk është nisur puna nga merkatoja dhe klubi është kthyer në situatën e përhershme.

Kjo gjendje te “të Kuqtë” ka indinjuuar dhe ish-sulmuesin e Partizanit në vitet 1983-1994 Edmond Dosti. Ai e quan anormale situatën aktuale te klubi i Kuq. Sipas tij, drejtuesit duhej të kishin gati një plan të përgjithshëm me afat 1 vit e gjysmë për të administruar dhe menaxhuar klubin dhe ekipin.

“Nëse e mbani mend, pata kërkuar që klubi të merrte përsipër një plan minimal 18 mujor. Me largimin e Starovës u poqën kushtet për ta zbatuar atë projekt. Por, me sa duket, në klub ka vetëm një model që ndiqet çdo vit, duke ndryshuar pafund dhe duke mos fituar stabilitet.

Edhe sikur mos marrin pjesë në Europë, klubi duhet të kishte gati që tani strukturën, pasi pas dy muajsh nis sezonin e ri. Pra, është koha për të filluar punë për kampionatin, jo për Europën”, deklaron për Panoramën ish-kampioni i fundit me Partizanin në vitin 1993.

 

Related posts

“TË PAAFTË…”/ Alegri justifikon barazimin: Napoli luajti me të gjithë titullarët, ashtu si ne

Delo.autor

NDIZET GARA PËR GRIEZMANN/ Gjigantët e Premier League ofron dy lojtarë për francezin

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Gol dhe asist, Shaqiri shkëlqen me fanellën e Lyon-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment