Futboll Sport

Plaku: Ndeshja e parë me Valleta është me shumë rëndësi

Kukësi vijon përgatitjet në Slloveni, në kuadër të ballafaqimit të parë kualifikues në Ligën e Europës, me Valleta të Maltës. Për faqen zyrtare të klubit verilindor ka folur sulmuesi Sebino Plaku, i ardhur si përforcim i kësaj vere te nënkampionët e vendit.

Sebino, si do t’i përshkruani këto 10 ditët e para te Kukësi?
Paskan kaluar shumë shpejt 10 ditë. Me thënë të drejtën kanë qenë shumë intensive për mua. Gjëja pozitive është se grupi dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Që ditën e parë në kumunikim me presidentin çdo gjë ishte e hapur, kështu që mendoj se ka qenë një pritje e mire. Po mundohem që këtë pritje të mirë t’ia kthej mbrapsht me përkushtim Kukësit.

Tashmë dihet emri i kundërshtarit në Ligën e Europës: Valleta e Maltës. Si e parashikoni këtë sfidë?

Të them të drejtën e kemi pritur shortin me ankth, sepse ishin opsione të ndryshme. Mendoj se ka rënë një ekip i një ligë futbolli jo shumë të fortë, por eksperienca na tregon që kampionët, edhe në liga jo aq të forta, janë goxha të mirë, kështu që i japim respekt maksimal ekipit të Valletës dhe po përkushtohemi për t’u përballur me të.

Pritet shumë nga ju, sepse keni zgjidhur shumë situata në ekipe të tjera, tashmë ka ardhur radha të kontribuoni për Kukësin…
Normal, që në momentin e parë që kam marrë përsipër që të vij këtu, ka qënë një sfidë. Më pëlqen, sepse është moment që ne luajmë për të qenë në kualifikimet e Champions-it. Këto ndeshje janë shumë të mira për çdo lojtar, për të luajtur. Mendoj se kam goxha eksperiencë. Pritshmëritë i kam jo vetëm te vetja, por edhe tek ekipi, sepse lojtari s’mund të bëjë dot asgjë i vetëm. Mendoj se koha është e përshtatshme që të sinkronizohemi me njëri-tjetrin dhe shpresojmë që të bëjmë diçka të mirë këtu në Kukës.

Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër. A do ta zgjidhi në përqindje të madhe kualifikimin që këtu?
Po, e vërtetë është. Normalisht, çdokush do të donte që ndeshjen e parë ta luante jashtë. Ndeshja e parë nënkupton gjysmën e punës. Kjo na jep akoma më shumë përgjegjësi, sepse do të jemi në tokën tonë, edhe pse jo në stadiumin e Kukësit, por në Shkodër, i cili mbetet një stadium me standarte europiane. Ndeshja e parë është me shumë rëndësi, duke qenë se edhe trajneri e përmendi dje, që nuk kanë rëndësi rezultatet e ndeshjes miqësore, vetëm ndeshja me Valleta.

 

Intervista Sebino Plaku

Intervista e Sebino Plakut për faqen tonë zyrtare:Sebino, si do t'i përshkruani këto 10-ditët e para të Kukësit?Paskan kaluar shumë shpejt 10-ditë. Me thënë të drejtën kanë qënë shumë intensive për mua. Gjëja e mirë është se grupi dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Që ditën e parë në kumunikim me Presidentin cdo gjë ishte e hapur, kështu që mendoj se ka qënë një pritje e mirë dhe po mundohem që këtë pritje të mirë t’ia kthej mbrapsht më përkushtim Kukësit.Tashme dihet emri i kundërshtarit: Valleta e Maltës. Si e parashikoni këtë sfidë?Të them të drejtën e kemi pritur shortin me ankth sepse ishin opsione të ndryshme. Mendoj se ka rënë një ekip që është në një Ligë jo shumë të fortë por eksperienca na tregon që ekipet kampione qoftë në liga jo aq të forta jane goxha ekipe të mira, kështu që i japim respekt maksimal ekipit të Valletës dhe po përkushtohemi vetëm për atë ndeshje.Pritet shumë nga ju sepse keni zgjidhur shumë situata në ekipe të tjera, tashmë ka ardhur rradha që të kontribuoni për Kukësin?Normal që në momentin e parë që kam marrë përsipër që të vij këtu ka qënë një sfidë. Më pëlqen sepse eshte moment që ne luajmë për të qënë në kualifikimet e Champions Leagues. Këto ndeshje janë shumë të mira për çdo lojtar për të luajtur. Mendoj që kam goxha experiencë që do doja t’a jepja për këtë ekip dhe pritshmëritë i kam jo vetëm te vetja por edhe te ekipi sepse lojtari s'mund të bëjë dot asgjë pa ekipin. Mendoj se koha është e përshtatshme që të sinkronizohemi me njëri-tjetrin dhe shpresojmë që të bëjmë diçka të mirë këtu në Kukës.Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër. Mendon që Kukësi duhet të përqëndrohet maksimalisht që të zgjidhi një përqindje të madhe kualifikimi që këtu?Po, e vërtetë është. Normalisht që çdokush do të donte që ndeshjen e parë ta luante jashtë. Ndeshja e parë nënkupton gjysmën e punës. Kjo na jep akoma më shumë përgjegjësi sepse do të jemi në tokën tonë, edhe pse jo në stadiumin e Kukësit por në Shkodër, i cili mbetet një stadium me standarte europiane i cili do të na bëjë të shfaqim gjithçka çka kemi. Ndeshja e parë është me shumë rëndësi duke qënë se dhe trajneri e përmendi dje që nuk kanë rëndesi rezultatet e ndeshjes miqësore, vetëm ndeshja e Valletës.

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Donnerstag, 21. Juni 2018

Related posts

SKANDALOZE/ Dalin përgjimet e drejtuesve të Juventus, pas vrasjes së ish-ultrasit

Isa.Autor

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane fans i Dua Lipas

Sadik.Autor

Gjermania shpall lojtarin e viti, “ylli” i Bayern mposhti në garë “gardianin” gjerman të Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment