Futboll Sport

Oostende firmos me talentin e Shqipërisë, lëvizja e radhës e Qormemetit

Është vetëm 17 vjeç, por tanimë ka nënshkruar një kontratë profesionale me skuadrën e KSV Oostence. Mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e skuadrave të moshave dhe tanimë ka nënshkruar. Më parë ai ka qenë te moshat e Cercle Brugge, ndërkohë që më pas kaloi tek Oostende. Mesfushori menaxhohet nga Shkumbin Qormemeti, i cili pak kohë më parë ka arritur një tjetër marrëveshje me klubin belg.

Sikurse dihet, nga Kukësi tek Oostende transferoi sulmuesin Sindrit Guri për shumën e 710 mijë eurove. Tanimë kolonia e shqiptarëve shtohet te klubi belg. Morina ka veshur fanellën e Shqipërisë U17, teksa është aktivizuar në ndeshjet kualifikuese të Europianit të 17-vjeçarëve. Mesfushori i luajti të plota ndeshjet kundër Liehtensjtejnit, Kroacisë dhe Spanjës. Djemtë e Dzemal Mustedanagic bënë një paraqitje shumë të mirë, por në fund u eliminuan.

Morina shihet si një lojtar me mjaft perspektivë dhe këtë e tregon edhe fakti që i është ofruar që tanimë një kontratë profesionisti. Kështu në klubet belge shtohet edhe një tjetër shqiptar. Abazaj ëshët transferuar tek Anderlecht, ndërkohë që edhe mesfushori i Shqipërisë U21, Sebastjan Spahiu, ka nisur të luajë rregullisht me Mouscron. Këtë verë mund të kalojë në Belgjikë edhe Enis Gavazaj, i cili më parë ka qenë pjesë e Gent dhe KSV Roeselare.

Related posts

REAL MADRID KËRKON TA SJELLË NË “BERNABEU”/ Përfshihet në “operacionin” për transferimin e Neymar talenti…

Delo.autor

JO VETËM ÇELSI DHE SAUTHEMPTON/ Tani në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Delo.autor

“VËLLEZËRIT LUPA”/ Dyshja Lukaku-Dybala ndezin Romën, tifozët ëndërrojnë për gjëra të mëdha

F.autor

Leave a Comment