Futboll Sport

Plaku pranë rikthimit në Norvegji, në bisedime me Ham Kamin

Sebino Plaku mund të konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë të edicionit 2016-2017. Sulmuesi ishte vendimtar me paraqitjet e tij, duke qenë njeriu më i rëndësishëm për Kamzën dhe një pjesë e madhe e meritës për qëndrimin e skuadrës në Kategorinë Superiore e ka pikërisht 33-vjeçari.

Performanca e dhuruar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Shqipëri, me Kukësin që duket se ka gjetur një akord parimor, por me një kusht të vetëm, nëse Plaku nuk vendos të largohet nga Shqipëria. Para pak ditësh “Sport News” njoftoi se e ardhmja e tiranasit mund të jetë në Norvegji e tashmë zbulohet se futbollisti është në bisedime me Ham Kamin.

Plaku e njeh mjaft mirë këtë klub, pasi ka qenë pjesë e skuadrës në vitin 2008. Aktualisht, sulmuesi ndodhet me pushime pikërisht në qytetin e Hammarit dhe mësohet se drejtuesit e Ham Kamit e kanë shfrytëzuar për të nisur bisedimet me futbollistin shqiptar. Përshtatja e 33-vjeçarit nuk do të ishte e vështirë, pasi që nga viti 2008 Plaku zotëron një banesë në Hammar dhe e frekuenton shpesh këtë qytet.

Ham Kami, pas një periudhe krize, ku shpalli falimentin dhe përfundoi në kategorinë e dytë, tashmë po ringrihet. Në sezonin e fundit siguroi ngjitjen në Divizionin e Parë të Norvegjisë, ekuivalentja e Kategorisë së Parë në Shqipëri. Klubi po kërkon të përforcohet dhe në majën e listës së dëshirave është pikërisht Sebino Plaku.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Juventus-Udinese, ja formacionet e mundshme… Ronaldo?

Delo.autor

SPECIALE/ “LUFTA” për “Topin e Artë”: Ja pse Greizamnn duhet ta fitoj këtë trofe prestigjoz!

Isa.Autor

I KA SURPRIZUAR TË GJITHË/ Mourinho do yllin e Dortmund tek Man United

Isa.Autor

Leave a Comment