Boks MMA Sport

GODITI NJË BURRË NË AMBJENTET E LOKALIT/ Probleme për McGregor, ja sa rrezikon të dënohet

TMZ ka publikuar një video ku ish-kampioni i UFC-së shfaqej duke goditur një burrë. Ngjarja ka ndodhur në muajin në ambientet e një pabi në Dublin.

Independent.ie ka bërë të ditur se McGregor është akuzuar për agresion dhe do të paraqitet në gjykatë të premten e ardhshme. Irlandezi rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burg ose një gjobë 1.500 euro.

Në një intervistë të dhënë për ESPN gushtin e kaluar, McGregor ka thënë se: “Kam gabuar. Ai njeri meritonte të shijonte kohën që po kalonte në pab. I kam kërkuar falje, por kjo nuk ka rëndësi. Kam gabuar”.

“Jam gati të përballem me pasojat. Çfarëdo që të ndodhë, e meritoj. Nuk do të fshihem. Kam gabuar. Një njeri në pozicionin tim nuk mund të sillet në atë mënyrë”.

Related posts

SKANDALI NË KUPËN E BOTËS/ Blatter konfirmon manipulimin e Katarit 2022

Sadik.Autor

Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e ekipit të Dembeles për sezonin e ri

Sadik.Autor

KA LUAJTUR 10 MINUTA/ Sulmuesi i Milanit befason me vendimin e tij

Delo.autor

Leave a Comment