Futboll Sport

Trajneri i Kroacisë kritikon Sampaolin: Nuk e kam bërë kurrë një veprim të tillë në karrierën time

Trajneri i Kroacisë, Daliç, për media e vendit të tij pas fitores 3-0 kundër Argjentinës ka kritikuar teknikun e ‘albiçelestëve’, Jorge Sampoalin.

 

Daliç ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer veprimi i tij në fundin e ndeshjes ku u largua pa e uruar për fitoren.

 

“Nuk kemi bërë ende asgjë, fitorja ndaj Argjentinës ishte vetëm një arritje e vogël. E prisnim diçka të ngjashme, por jo në këtë mënyrë. Ekipi ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm 1 të tillë, kjo tregon formën e mirë që ne po kalojmë në 5 ndeshjet e fundit.

Sampaoli nuk më tha asnjë fjalë në fundin e ndeshjes. Më vjen keq që u largua ashtu nga takimi dhe nuk më uroi për atë fitore. Unë nuk e kam bërë kur këtë gjë gjatë karrierës time si trajner”, ka thënë Daliç.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Ajeti bëhet protagonist, shënon gol ndaj Real Betis (VIDEO)

Delo.autor

Sanchez thyen rekordin e shitjeve të fanellave të Manchester United

Q.Autor

GAFË NDAJ KAMPIONËVE TË EUROPËS/ “Gardiani” i Napolit shpëton autogolin e Hysajt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment