Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi i premton besnikëri klubit të Chelsea

Me kaq shumë dilema në lidhje me të ardhmen e trajnerit dhe disa prej futbollistëve të Chelsea, të paktën Pedro, i ka idetë e qarta dhe sot i bëri publike.

Duke folur për kanalin radiofonik spanjoll “Cadena Ser”, ish-sulmuesi i Chelsea deklaroi: “Ne e dimë se mund të ketë ndryshime brenda ekipit, por jemi në pritje. Unë kam një kontratë me Chelsea, ndihem mirë këtu dhe nëse nuk më largojnë drejtuesit, atëherë do të qëndrojë te Chelsea edhe për disa sezone.”

Më pas, Pedro shtoi: “Po shijoj pushimet në këto momente me familjen time, për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam ambientuar me gjithçka te Chelsea dhe në dy vjet e gjysmë kam fituar një titull kampion dhe një Kupë të Anglisë. Diçka shumë e bukur, sepse të fitosh në Angli është gjithmonë e vështirë.”

Pedro ka luajtur 131 ndeshje me Chelsea duke shënuar 28 gola dhe ka dhënë 20 asiste.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Rabiot, talenti Chiesa ndëshkon Porton me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DALIN DETAJE/ Vinicius: Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar (FOTO)

Delo.autor

“PARIS 2024″/ 5 ekipet olimpike që siguruan medalje për herë të parë në Lojërat Olimpike, Shqipëria bën historinë

F.autor

Leave a Comment