Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ As Lukaku dhe as Kane, Chelsea zgjedh talentin shqiptar për sulmin. Ja emri…

Chelsea pritet të jetë një nga protagonistet e merkatos së verës.

Roman Abramovich pritet të bëjë disa investime të rëndësishme dhe të përforcojë ndjeshëm kampionët e Europës për sezonin e ardhshëm.

Me Olivier Giroud që pritet të largohet me kosto zero dhe Tammy Abraham që do të përshëndesë Blutë për shkak të një marrëdhënie jo shumë të mirë me trajnerin Tuchel, në ditët e kaluara është folur për një interesim të londinezëve për Harry Kane dhe Romelu Lukaku.

Megjithatë, sipas SkySports UK, duket se drejtuesit e Chelsea-t kanë plane të tjera. Emri i zgjedhur nga klubi anglez, në fakt, duket se është Armando Broja, sulmuesi 19-vjeçar që luan me Vitesse-n, por që është në pronësi të kampionëve të Europës.

Me 11 gola të shënuar dhe një rol prej protagonisti me klubin holandez, shqiptari duket se ka bindur Tuchel që t’i besojë atij për sezonin e ardhshëm.

Related posts

“NDESHJA E FUNDIT”/ Dëmtohet KAMPIONI i Botës, ja sa do të QËNDROJË pushim

F.autor

“PUSHTIMI I KUQ”/ Mediat në Itali i bëjnë jehonë spektaklit të tifozëve “Kuq e Zi” në Dortmund

F.autor

CR7-MESSI JASHTË 1/8 PAS 16 VITESH/ “YouTube” dhe Milan-Liverpool, ja si ishte bota në 2005-ën

Delo.autor

Leave a Comment