Futboll Sport

Problemet me dëmtimet/ Eros Grezda rrezikon ndjeshëm sezonin e ri me Osijek

Eros Grezda e realizoi objektivin e parë me Osijek, që do të garojë në Europa League nga turi i parë. Skuadra kroate do tentojë të shkojë deri në fazën e grupeve dhe rrugëtimi i tyre nis me moldavët e Petrocub. Ndeshja e parë luhet në Moldavi, ndërkohë që aktualisht kroatët po zhvillojnë fazën përgatitore në Austri. Me ekipin nuk ka udhëtuar mesfushori anësor Eros Grezda, i cili është i dëmtuar dhe i është rekomanduar të qëndrojë për 15 ditë pushim.

Futbollisti nga Gjakova, që më parë në Kroaci është aktivizuar me Lokomotiv Zagreb, ka një problem në kyçin e këmbës dhe në këtë mënyrë i bie që të kthehet në fillim të muajit korrik, rreth datës 7, pra vetëm pesë ditë para ndeshjes së parë në Europa League. Kjo e kushtëzon Grezdën të luajë në ndeshjen e parë ndaj Petrocub. Gjithesi do të jetë stafi teknik ai që do të vendosë në varësi të formës sportive që do të ketë mesfushori para ndeshjes me moldavët.

Pritet të shihet me interes gjendja e Grezdës, emri i të cilit është lidhur shpesh me klube të tjera. Dinamo Zagreb e ka kërkuar, ndërkohë që ka pasur oferta edhe nga Turqia. Osijek për kartonin e tij kërkon të paktën tre milionë euro. Mesfushori është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë dhe ka treguar nivel në paraqitjet e bëra me fanellën kuqezi. Futbollisti 23-vjeçar arrit të shënojë në kampionatin kroat sezonin e fundit pesë gola në 26 ndeshje (20 si titullar). Mbetet për t’u parë nëse Grezda do të ndryshojë klub këtë verë.

Related posts

E PABESUESHME/ Kjo goditje spektakolare i dha fitoren Montpellier ndaj Lyon (VIDEO)

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Mundo Deportivo lëshon “bombën”: Revolucioni i futbollit (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET AKORDI PËR DUELIN MADHËSHTOR XHOSHUA-FURI/ Ja çfarë kanë vendosur kampionët e boksit botëror

Delo.autor

Leave a Comment