Futboll Sport

TRIUMF ME SPEKTAKËL/ Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.

Suedezët u gjetën të papërgatitur në minutën e 26-të, me Rexhbecaj që ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi mori  një top të gjatë mjaft të bukur.

Për të ardhur te goli i dytë, në të 42-tën, Rrahmani shërbeu për Muriqin, i cili nuk fali.

Në pjesën e dytë të besuarit e Tomasson shtuan presionin por pa mundur dot të bënin diçka konkrete.

Kosova merr 3 pikët e para në Kualifikuese dhe e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Suedia dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.

Related posts

Chiellini: Vjet i ndodhi Bayern-it, këtë vit neve

Sadik.Autor

Wenger nuk ka ndërmend të largohet, fillon planifikimet e merkatos

Q.Autor

RUSI 2018/ Pesë gjërat që do i shihni për të herë të parë në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment