Futboll Seria A Sport

“INTER DHE JUVENTUS FAVORITË PËR TË FITUAR TITULLIN E SERIE A”/ Legjenda Saki: Milani më duket si skuadra më…

Kampionati italian po zhvillohet në mes të epokës së COVID-it dhe po i apasionon tifozët për pasigurinë dhe kërshërinë që ofron. Edhe Arrigo Saki e konfirmon këtë përshtypje teksa në intervistë për “La Gazzetta dello Sport” shpjegon se Seria A nuk ka ende një “pronar”.

Katër ekipe në gjashtë pikë. Kush do ta fitojë titullin?

Përveç avantazhit të pesë pikëve që nuk më duket një detaj për t’u lënë pas dore, Milani më duket edhe si skuadra më e kompletuar e momentit. Po shpjegohem: kuqezinjtë janë tashmë një kolektiv teksa rivalët ende punojnë që të bëhen të tillë.

Çfarë ju habit te ky Milan?

Entuziazmi i të rinjve, mënyra se si qëndrojnë në fushë, vullneti për të komanduar lojën dhe mënyra se si ushtrojnë trysni në çdo moment të ndeshjes. Kjo do të thotë që kanë energji, pra që Pioli i stërvit si duhet. Përgëzime meriton edhe Maldini që ka ndërtuar një ekip duke goditur në shenjë për afrimet pa shpenzuar aq shumë sa rivalët. Ju siguroj që edhe kjo nuk është gjë e vogël.

Gjithë kësaj i shtojmë edhe Ibrën…

Fenomen absolut që ndikon edhe kur nuk është në fushë sepse është një lider që i ka transmetuar mendësinë e tij shokëve, sepse di t’i drejtojë, t’i qortojë dhe t’i motivojë. Ndonjëherë mendoj se duhet të përmbahet sepse i qorton edhe në publik e ndonjëri prej tyre mund të preket e të mos japë atë që pritet.

Në vendin e dytë është Interi që e vendos Milanin në krye të Serisë A.

Më në fund, si në kohët e mia, por t’i lëmë mënjanë melankolitë. Konte po bën një punë të jashtëzakonshme e i duhen njohur meritat, por nuk i ka të gjithë lojtarët funksionalë në projektin e tij dhe ky nuk është problem i vogël. Sidoqoftë, mendoj se Interi ka ende hapësirë për t’u përmirësuar.

Ku mund të arrijnë zikaltrit?

Kanë pronarë të fuqishëm dhe një profesor për trajner, por do të varet shumë nga dëshira për të punuar e për t’u përmirësuar. Dëshira e lojtarit është thelbësore e jo të gjithë janë gati.

Juvja e Pirlos nuk po gjen ritmin, çfarë do të ndodhë?

Nëse gjejnë grintën, vendosmërinë dhe urinë që i ka dalluar gjithmonë atëherë do të jenë një ekip shamë i madh. Juvja tradicionalisht është mbështetur në sensin e përkatësisë dhe te ndonjë talent individual. Pirlo ka shumë të tillë e të gjithë mund t’i dhurojnë fitoren në çdo moment.

Juvja në Itali, e theksoj, në Itali, ka fituar gjithmonë me ndonjë lëvizje solisti e me shumë taktikë. Sigurisht nuk jetohet vetëm me taktikë, por nëse ke në ekip një si Kristiano Ronaldo që shënon sa herë godet, atëherë them se duhet shfrytëzuar.

Po për Napolin çfarë mendoni?

Luajnë mirë dhe dora e Gatuzos dallohet. Një trofe në Napoli vlen sa 4-5 diku tjetër ndaj nëse ia dalin të fitojnë titullin do të arrinin diçka të jashtëzakonshme.

Related posts

BEFASON Spalletti/ Ja çfarë mendon për arbitrimin pas ndeshjes Inter – Juve

Sadik.Autor

Liverpool synon portierin e Romës, por duhet t’i paguajë 50 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

Zbulon ekipi i ri për Nabil Fekir, nuk është Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment