Futboll Sport

Ronaldo fenomeni zgjedh 11-shen më të mirë, injoron CR7-ën

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ElMundo Deportivo, Luiz Nazario De Lima Ronaldo ose më saktë Ronaldo fenomeni ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjithë kohërave. Ndër emrat e përzgjedhur nga ish sulmuesi i Interit nuk ka vend për asnjë ish shok skuadre tek Interi por as Cristiano Ronaldon e Neymar Jr.

Përveç tij janë edhe 3 brazilianë të tjerë në 11-shen ideale të fenomenit Ronaldo. Në portë është Buffon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Cafu në të djathtë, Cannavaro e Maldini në qëndër dhe Roberto Carlos në të majtë. Mesfusha nis me Pirlon përpara mbrojtjes, Messi në të djathtë Maradona e Zidane më të avancuar dhe Pele në të majtë, ndërsa në sulm është i vetëm ai pikërisht Ronaldo fenomeni. Skema e zgjedhur nga ish sulmuesi i Brazilit është 4-1-4-1.

Related posts

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë/ Besa pa rezerva në Burre

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Lewandowski, sulmuesi I TRETË më i mirë në shekullin e 21-të

F.autor

“NA DUHEN 5 LOJTARË PËR T’U RIKTHYER NË SUPERIORE”/ Futbollisti i Flamurtarit: Kategoria e Parë me një grup, më interesante

Delo.autor

Leave a Comment