Futboll Sport

Rusia sot për sukses ndaj Arabisë Saudite, mungesa të rëndësishme dhe shpresa tek të rinjtë

Vendi organizues i Botërorit, Rusia do të luajë sot ndeshjen e parë të këtij kompeticioni ndaj Arabisë Saudite në orën 17:00. Sigurisht që të gjithë presin që vendasit të dominojnë dhe të respektojnë fanelën para publikut të tyre, duke marrë parasysh që kundërshtari nuk është i fortë, të paktën në letra.

Edhe pse drejtuesit e Kombëtares kanë besim, sërish ekziston frika, duke u nisur nga fakti që është ndeshja e parë, ka mungesa të rëndësishme dhe mbi të gjitha, frika nga ndonjë surprizë që mund t’i bëjë kundështari ditën e sotme.

Mungesat për sot janë, vëllezërit Berezucki dhe sulmuesi, Kerzhakov e Arshavin. Ndërkohë që trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçeshov shpreson te të rinjtë, si Golovin dhe binjakët Mirançuk.

Related posts

KLUBI MBUSH ARKAT/ Juventus siguron kualifikim dhe miliona pas 4 ndeshjesh në Champions

Delo.autor

Nëse KAS konfirmon UEFA-n, ka edhe një shpresë të fundit për Skënderbeun

Sadik.Autor

FITOI KAMPIONATIN NGA DIVANI/ Jurgen Klopp zbulon sekretin e suksesit të Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment