Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1978: Argjentina fiton mes kontenstimesh Kupën e Botës (FOTO)

Historia e Kupave të Botës gjithmonë ka patur emra të mëdhej në epoka të ndryshme. Në botërorin e vititi 1978 historianët e futbollit përvijojnë profilet e Kempesit, Rosit, Krolit. Duhet të vrasësh mendjen të gjesh dhe të tjerë. Është një botëror modest, si ai i Kilit më 1962-in. Duket se bota e futbollit po kalon në krizë. Kampionat pa shumë shkëlqim, po që nuk ia ul meritën Argjentinës, e cila për herë të parë vallëzon triumfalisht tangon e saj tradicionale, melodia e së cilës kishte mbetur për tërë botërorët e atëhershëm e shurdhër.

Në fakt, ka qenë edhe një botëror shumë i kontestuar. Është përfolur madje edhe për trukime dhe marrëveshje për sa i përket rezultatit të ndeshjeve, ku protagoniste ishte pikërisht Argjentina. Gjithsesi, në fund nuk u vërtetua asgjë dhe spektatorët menduan vetëm për të shijuar emocionet që dhuroi fusha e gjelbër.

Finalja

Kështu, pas takimesh në gjysmëfinale që mund të mbahen mend vetëm në planin dramatik, sepse në atë taktik dhe estetik vështirë se mund të gjesh takim të denjë, arrijmë në finalen Argjentinë- Holandë. Edhe në këtë përballje ka më shumë betejë se sa art. Madje ka dhe bërryla, shkelma, të cilat nuk arrin t’i mënjanojë gjyqtari italian Gonela, për të cilin kjo ndeshje është e fundit në karrierën e tij. Goli i Kempesit në minutën e 37-të dëshmon se në fund të fundit ka dhe ndonjë mjeshtër që mund të admirohet.


Pritet ndonjë shpërthim tjetër i tangos argjentinase, që nis e dëgjohet gjithnjë e më pak në shkallët e stadiumit “River Pleit”, po shikuesit mbeten të akullt, kur dhjetë minuta para mbarimit holandezi Portvilt barazon. Për të dytën herë në historinë e botërorëve kampionati do të përcaktohet në shtesë loje. Argjentinasit e kuptojnë se ky është shansi i tyre i fundit dhe Kempesi në minutën e 104-t shënon golin e dytë. Pastaj vjen goli i Bartonit, që i jep goditjen e nokautit skuadrës së portokalltë, e cila si katër vjet të shkuara mbetet e ngushëlluar me vendin e dytë. Argjentina për herë të parë është kampione e botës.

Ndeshja Argjentinë-Peru, më e përfolura në histori
Një nga ndeshjet që pati rëndësinë më të madhe në Kupën e Botës së vitit 1978 dhe mbi të gjitha që është edhe më e përfolura, ishte ajo mes Argjentinës dhe Perusë. Në këtë përballje vendosej nëse në finalen e kompeticionit do të shkonte skuadra e trajnerit Menoti apo Brazili. Të dyja ishin në kuotë të barabartë pikësh dhe diferencën do ta bënte golavarazhi, për të vendosur se kush prej tyre do të luante në ndeshjen e fundit të kompeticionit. Në fakt, Brazili protestoi edhe në Komitetin Organizativ, për faktin se ishte programuar që të luante ndeshje tre orë para Argjentinës. Ata kërkuan që përballjet të luheshin në të njëjtën kohë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Brazilianët fituan me rezultatin 3- 1 ndaj Polonisë, ndërsa argjentinasit nuk patën mëshirë ndaj Perusë. Duke ditur edhe rezultatin e kundërshtarëve, ata fituan 6-0 dhe siguruan pjesëmarrjen në finale.

Mario Kempes, “Këpuca e Artë” e Botërorit
Kempes ishte heroi i Argjentinës dhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, me gjashtë gola. Ai u rrit si futbollist në Rosario Central, skuadër në të cilën regjistrohet kur është 12 vjeç. Më 1976 emigron në Spanjë, ku nis të luajë me Valencian. Një vit më pas, me 24 gola, është shënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll.
E përsërit këtë sukses në prag të Botërorit argjentinas, këtë herë me 28 gola. Pas këtij Botërori kthehet sërish në radhët e Valencias dhe aty dëshmon përsëri se golat dhe lavdia e tij nuk janë të rastit. Më 1980, falë Kempesit, kjo skuadër duke mundur në finale Arsenalin e Londrës, fiton Kupën UEFA. Në karrierën si trajner,ka ardhur edhe në Shqipëri, tek ekipi i Lushnjës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

SUPER NDESHJA/ Giroud zgjohet nga gjumi për t’i siguruar Francës fitoren ndaj Holandës

F.autor

“FINALJA” NË PREMIER LEAGUE/ Liverpool merr lajmin e madh në prag të fundjavës

F.autor

HAP FALS NDAJ CELTA VIGOS/ Barcelona largohet më shumë nga titulli kampion

Delo.autor

Leave a Comment