Futboll Sport

SPECIALE/ Sezoni 2017-2018-të: Zbuloni formacionin më të mirë të Superligës

Edicioni i 79-të i Kampionatit Shqiptar u mbyll me triumfin e Skënderbeut i cili për të 7 herë u shpall kampion në futbollin tonë. Ky sezon u karakterizua nga disa episode të cilët u debatuan shumë në saj të garës për të arritur objektivat nga skuadrat shqipatare.Me të mirat dhe të kqijat e veta kishte edhe nga ato futbollistë të cilët treguan vlera dhe zhvilluan një sezon fantastik.

Portieri i cili bëri diferencën duke u treguar vendimtar me pritjet e tij ishte Adis Nurkovic. Portieri i Flamurtarit erdhi si i panjohur dhe falë punë që bëri me bregdetarët kuotohet si më i miri mes shtyllave.

Në mbrojtje 4 futbollistë.Nga e majta pozicionohet Glendi Mici. Fieraku ka treguar një trajtshmëri me ekipin e Skënderbeut duke zhvilluar paraqitje të mira. 26-vjeçari ka qenë një piston në krahun e majt.
Në qendër të mbrotjes pozicionohen Radas dhe Shameti. Si lojtari kroat i Skenderbeut ashtu edhe kapiteni i Kukësit janë të pagabueshëm duke siguruar qëndrueshmëri dhe vazhdimsi në këtë repart.
Prapavijën e mbyll Vangjel Zguro. Futbollisti i Kamzës i cili në 2 fazat e para u aktivizua te Luftëtari përveç se mbron shumë mirë por ka edhe inkursione të cilat janë vdekjeprurëse për kundërshtarët.

Në mesfushë pozicionohen tre futbollistë. Në qendër, dirigjenti jo vetëm i Skënderbeut kampion por sëfundmi edhe i kpmbëtares kuqezi, Sabien Lilaj.Korçari është i pakursyer me vertikalizimet dhe organizimin e lojës.Nga krahët në njërën anë Jasir Asani dhe në spondën tjetër Dejvi Bregu. Të dy futbollistët edhe pse të rinjë në moshë janë shumë kreativ dhe spktakolar me deportimet e tyre.

Në sulm nuk mund të mungojnë goleadorët Saidrit Guri dhe Ali Soëe. Po ashtu këtë repart e mbyll edhe supriza më e bukur e kampionatit tonë Kristal Abazaj.

Formacioni më i mirë i Superligës: Nurkevic, Mici, Radas, Shameti, Zguro, Lilaj, Asani, Bregu, Abazaj, Guri dhe Sowe.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ZYRTARISHT PUNËN TEK INTERI/ Antonio Conte nis kërkesat e para në merkato, ja yjet që synon

Delo.autor

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi më 24 maj

Sadik.Autor

“ÇMENDURI”/ Bastet për Sheriff Tiraspol të bënin milionerë, ja si kuotohej fitorja ndaj Realit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment