I pakategorizuar

Zbuloni kush janë rekordet që mund të thyhen në Botërorin “Rusi 2018”

Norman Whiteside dhe Lothar Matthaus mund ta shikojnë “Rusia 2018” me ngushëllimin se rekordet e tyre përkatëse të Kupës së Botës do të mbeten të paprekura, ashtu si edhe Just Fontaine dhe Dino Zoff. Por, të mëdhenjtë e tjerë janë nën kërcënim…

Messi dhe Marquez gjuajnë Maradonën
Gjashtë gola si kapiten është rekordi i Kupës së Botës, që e mban Diego Maradona. Lionel Messi, i cili shënoi katër herë me shiritin e Argjentinës në dorë, në “Brazil 2014”, kërkon që të shkojë i dyti, në krah të Gyorgi Sarosit, Uwe Seeler, Karl-Heinz Rummenigge dhe Lothar Matthaus, dhe të barazohet me ish-numrin 10 të Albiceleste. Rekordi i Maradonës për paraqitjet më të shumta të Kupës së Botës si kapiten (16) është gjithashtu nën kërcënimin e mbrojtësit 39-vjeçar të Meksikës, Rafa Marquez (14).

Trajnerët e vjetër, për të riformuluar matematikën e Kupës Botërore
135 vjet dhe tre muaj: mosha e kombinuar e Oscar Tabarez dhe Fernando Santos, nëse Uruguaji dhe Portugalia takohen në 1/16 e fundit, mosha më e vjetër e kombinuar për dy trajnerë në një ndeshje të Kupës së Botës. Tabarez dhe Roy Hodgson kishin një epokë akumulative prej 134 vjetësh e dy muajsh, kur Uruguaji u takua me Anglinë në “Brazil 2014”, duke tejkaluar 133 vjet e nëntë muaj të Otto Rehhagel të Greqisë dhe Lars Lagerback të Nigerisë, që u llogaritën në “Afrika e Jugut 2010”.

Klubi “quintet”
Pesë gola në “multiple World Cups” – një shfaqje që u arrit nga Pele, Ronaldo, Gerd Muller, e kanë arritur vetëm tre lojtarë të tjerë. Teofilo Cubillas i Perusë goditi pesë herë në “Meksika ’70”, pastaj pesë gola në “Argjentina ’78”, para se të mos e arrinte këtë objektiv në “Spanjë ’82”. Miroslav Klose shënoi pesë gola në “Korea / Japoni 2002” dhe pesë gola në “Gjermania 2006”, pastaj kontribuoi me katër dhe dy gola në dy turnetë në vijim. Më pas, Thomas Muller, i cili syhënoi pesë gola në Botërorin e Afrikës së Jugut dhe Brazil, ndërsa tani ka shansin të bëhet lojtari i parë, që do të shënojë më shumë se katër herë në tri Kupa Bote.

A mund ta shkatërrojë “High Dam” një dragua?
I moshuar, 43 vjeç dhe 3 ditë, Faryd Mondragon u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, kur ai luajti me Kolumbinë kundër Japonisë, në “Brazil 2014”, duke thyer rekordin e Roger Milla të Kamerunit. Essam El-Hadary do të jetë pikërisht 45 vjeç e 5 muaj, kur Egjipti të fillojë Botërorin e Rusisë kundër Uruguajit. “Dama e Lartë” është edhe më i vjetër se tre trajnerë në “Rusia 2018” – Aliou Cisse (Senegal, 42 vjeç), Mladen Krstajic (Serbi, 44 vjeç) dhe Roberto Martinez (Belgjikë, 44 vjeç).

Pamposhtmëria e Meksikës
Gjashtë ndeshjet e pamposhtur në Kupën e Botës është rekordi i CONCACAF, që Meksika ka vendosur në “SHBA ’94” dhe “France ’98”. Kosta Rika mbijetoi pesë ndeshje pa humbje në “Brazil 2014”, pavarësisht se ishte humbëse e rëndë kundër Uruguajit, Italisë, Anglisë dhe Holandës. Kostarikasit do të barazonin rekordin e Meksikës, nëse do të shmangin humbjen kundër Serbisë dhe do ta eklipsojnë atë nëse bëjnë të njëjtën gjë kundër Brazilit.

Katër-tre-tre
Vetëm tre njerëz kanë arritur të shënojnë në katër Kupa Bote: Uwe Seeler, Pele dhe Miroslav Klose. Nga tre Botërorë, ku kanë shënuar, kanë Tim Cahill i Australisë, Rafa Marquez i Meksikës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë. Ata do të kenë mundësinë të bëjnë “poker” në këtë drejtim, nëse shënojnë në “Rusia 2018”.

“The Lanky One’s”, pikë referimi i hollë
Helmut Schon regjistroi 16 fitore gjatë viteve 1966, 1970, 1974 dhe 1978, një rekord i Kupës së Botës. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka 11 fitore në emër të tij, pesë nga “Botërori 2010” dhe gjashtë nga “Botërori 2014”.

“El Bombardero”?
Vetëm një lojtar ka bërë më shumë se shtatë paraqitje të Kupës së Botës dhe ka mesatarisht më shumë se një gol për lojë: Gerd Muller, i cili arriti 14 gola në 13 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore, gjatë Botërorit të viteve 1970 dhe 1974. James Rodriguez e ndjek, teksa ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje, në Kupën e tij të parë Botërore. Ai do të bëhet i dyti, nëse luan më shumë se një herë në Rusi dhe mesatarizon të paktën një gol për lojë.
Një mënyrë inkurajuese për nr.10 të Kolumbisë është starti kundër Senegalit, ndaj të cilit mbështetet nga një rekord i shkëlqyer kundër palëve afrikane.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Di Maria rrezikon skualifikimin. Wenger shfryn ndaj Fernandinho-s dhe arbitrit Kuipers

Delo.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës lë spitalin 2 javë pas operacionit, sezoni i ri në dilemë

Delo.autor

“ÇMENDEN” GREKËT/ Atletja më e mirë e tyre është një … shqiptare. ELENI XHENGO nga Korça…

F.autor

Leave a Comment