Futboll Shqipëri Sport

SKUADRA GREKE HIDHET NË SULM/ Gati të bindë Sadikun me pagë marramendëse

Armando Sadiku ka qenë një ndër dëshirat e Arisit në Greqi që në përfundim të sezonit të fundit. Skuadra greke e pati bomberin kuqezi në fokus kryesor, por duke ditur që lojtari kishte kërkesa të larta financiare dhe Levante mund të kërkonte investimin e bërë për të, atëherë presidenti i klubit grek u ndal vetëm te negociatat me lojtarin.

Sipas mediave greke, së fundmi, lajmi që Sadiku është tashmë futbollist i lirë nga Levante, ka bërë që drejtuesit e ekipit grek të hidhen në sulm për gjithçka. Duke ditur një shifër të përafërt prej 500 mijë eurosh në sezon, si pagë që përfitonte bomberi kuqezi te Levante, atëherë bordi drejtues i Arisit ka vendosur që të nisë menjëherë negociatat me lojtarin për ta bindur të transferohet në Greqi. Mbetet për t’u parë nëse Aris do të jetë më bindës për bomberin në Krahasim me Makabi Haifan, i raportuar në negociata të avancuara.

662x372a_07232300sadiku

Të tjera – Teksa në Spanjë shumë ekipe të La Liga 2 e duan, mediat spanjolle bëjnë me dije se asnjë prej ekipeve nuk e përballon dot pagën e tij që mund të arrijë deri në 1 milion euro. Kësisoj, nga Spanja bëhet me dije se vetëm pista turke apo edhe ajo izraelite mund të jenë të vlefshme për bomberin kuqezi në këtë situatë ku shumë vende janë të prekura nga pasojat e pandemisë prej Koronavirusit.

Related posts

Barça nuk bën ulje çmimi për Rafinha-n

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

ÇFARË PËRMBYSJE/ Arsenali i pandalshëm, “shuan” Tottenhamin për 120 sekonda (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment