Futboll Sport

U kërkon tifozëve të djegin fanellën e Messit, zbuloni kush e bëri këtë

Jibril Rajoub ka kërkuar nga tifozët që të reagojnë kundër Messit pas miqësores së diskutueshme mes Argjentinës e Izraelit që do të luhet të shtunën. Tifozët duhet të djegin fotot dhe fanellën e Lionel Messit nëse kapiteni i Argjentinës luan në miqësore me Izraelin, thotë Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub.

Të besuarit e Jorge Sampaoli do të përballen me Izraelin në Jerusalem të shtunën, miqësorja e fundit para Kupës së Botës. Por, Rajoub e ka akuzuar Izraelin, që renditet e 98-ta në FIFA, se po e përdor takimin për çështje politike.

Ai ka kërkuar nga tifozët që caku të jetë Messi, lojtari më i mirë në botë, nëse ylli i Barcelonës luan.

“Ai është simbol i madh dhe ai është caku kështu që i kërkojmë të gjithëve që të djegin fotot, fanellat, ta braktisin atë”, tha ai. “Ende shpresojmë që Messin të mos vij”.

Argjentina përballet me Izraelin një javë para se të nisë aventurën në Kupën e Botës kundër Islandës.

Related posts

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Pas një asist nga Valverde, ylli Benzema ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

ELOZHET VAZHDOJNË PËR BERISHËN/ Ja si vlerësohet portieri i Kombëtares nga mediat italiane

Delo.autor

“PO NA SHKRUAN MESAZHE…”/ Klubi rus tallet keq me Napolin pas shortit me Barcelona-n e Xavit

Delo.autor

Leave a Comment