Futboll Sport

PAMJE TË RËNDA/ Ja 21 DËMTIMET HORROR të futbollistëve në fushën e lojës

Frika më e madhe e një sportisti profesionist është plagosja e rëndë. Të frikshme janë pamjet në këto foto, teksa shikon kocka të këmbëve të thyera, por jo vetëm. Më poshtë, ju tregojmë 21 nga rastet jo të pakta e tronditëse të dëmtimeve të sportistëve, më së shumti futbollistë, që tregojnë se ka edhe sakrifica të skajshme për këtë sërë njerëzish, të cilët paguhen vërtet mirë sa janë aktivë.

1. Augusto Fernández i ndërhyn brutalisht Chapel, në ndeshjen Atletico Madrid-Real Sociedad.

2. E pamëshirshme ndërhyrja e Carlos Tevez, si pjesë e Boca Juniors, ndaj Ezequiel Ham të Argentinos.

3. Pamje shokuese nga dëmtimi në kofshë i Ewald Lienen në ndeshjen Arminia Bielefeld-Werder Bremen.

4. Janar 2005. Real Madrid-Zaragoza. Figo ndërhyn për një top, por plagos rëndë Cesar, i cili kishte këputur më parë ligamentin krucial në gjurin e majtë.

5. Në tetor të vitit 2004, Cisse pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Blackburn Rovers, ku theu kërcin e fyellit të këmbës.

6. Shikoni kyçin e këmbës së thyer të Edgar Andrade nga Cruz Azul.

7. Javi Navarro masakroi Juan Arango në një ndeshje të La Liga, Mallorca-Sevilla, në vitin 2005. Arango pësoi dëme të rënda dhe e kaloi natën në spital.

8. Javi Navarro masakroi Juan Arango në një ndeshje të La Liga, Mallorca-Sevilla, në vitin 2005. Arango pësoi dëme të rënda dhe e kaloi natën në spital.

9. Luis Filipe ende luante për Deportivo Coruna, kur theu kyçin e këmbës, duke na lënë këtë imazh të frikshëm.

10. Thyerje e fyellit dhe kërcit të këmbës së Diaz de Cerio, kur luajti me Real Sociedad në vitin 2008.

11. Ujfalusi i ndërhyri shumë ashpër Messit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda, në ndeshjen Atletico-Barcelona, viti 2010.

12. David Villa copëton fyellin e këmbës në Botërorin për Klube, viti 2011, sa ishte pjesë e Barcelonës.

13. Larsson theu kupën e gjurit në ndeshjen e tij të fundit me Helsingborg.

14. Eduardo Da Silva ka marrë një “input” të jashtëzakonshëm gjatë ndërhyrjes së mbrojtësit të Birmingham, Martin Taylor. Thyerje e kërcit dhe kyç i ndrydhur i këmbës ishin pasojat.

15. Aaron Ramsey thyen këmbën në një ndeshje të Premier League.

16. Pas lëndimit të tij të rëndë me Liverpool, Cissé e theu këmbën përsëri, këtë herë të djathtën, me ekipin francez, në vitin 2006.

17. Thyerje e kërcit të Francesco Totti, në vitin 2006.

18. Witsel shkeli Marcin Wasilewski në ndeshjen Anderlecht-Standard, në vitin 2009, duke e lënë këtë imazh të vështirë për t’u parë. Ai theu “tibia” dhe “fibula”.

19. Jake Stringer, lojtari australian i futbollit, theu këmbën e tij në vitin 2002.

20. Bryan Oviedo, lojtari i Everton, theu këmbën e tij në ndeshjen kundër Stevenage, në “FA Cup”, viti 2014.

21. Kieron Dyer e theu këmbën e tij të djathtë në dy pjesë, në vitin 2007.

Related posts

MBRETI I MERKATOS/ Igli TARE sjell VINICIUSIN e ri, gëzohen tifozët e Lazios

Isa.Autor

SULMUESI SADIKU NË VITRINËN E MERKATOS/ Ja shifra që do Levante për ta lenë të lirë

Delo.autor

Lëmsh me uniformat/ Korabi i dorëzohet në shtesë Vllaznisë, vendos HAJDARI

Isa.Autor

Leave a Comment