Futboll Seria A Sport

Vjen nga Kina oferta zyrtare për yllin e Napolit

 

Rrugët e Napolit dhe të Marek Hamsik duket se po mbërrijnë në pikën e ndarjes. Tashmë prej kohësh po flitet shumë në lidhje me të ardhmen e mesfushorit sllovak që pëlqehet shumë në Kinë. Kapiteni i të kaltërve mësohet se është i prirur të ndryshojë ambient, në kërkim të një aventure të re, tashmë në kontinentin aziatik, që e tundon jo pak.

Presidenti i klubit partenope, Aurelio De Laurentiis, deri në këto momente ka luajtur fuqishëm rolin e pengesës dhe barrierës, duke kërkuar plot 30 milionë euro, për largimin e kapitenit. Ndërkohë, referuar raportimeve të medias italiane “Sportitalia”, klubi kinez i Shandong Luneng ka paraqitur ofertën zyrtare në shumën prej 15 milionë euro.

Related posts

300 MILION EURO DHE AKORD I RI/ Juventusi gjen paratë për super goditjen e radhës

F.autor

LIVERPOOL DHE CHELSEA/ Dy ekipet britanike thyejnë rekordin 110 vjeçar

Isa.Autor

MERKATO/ Napoli prenoton brazilianin e Benficas, Grimaldo

Q.Autor

Leave a Comment