Sports Të tjera

Volejboll femra/ Erblira Bici transferohet në Serinë A1 italiane, firmos për Igor Volley Novara

Lojtarja e kombëtares kuqezi Erblira Bici ka prekur majat e volejbollit italian, pasi sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 do të luajë në kampionatin e Serisë A1 me ekipin e Igor Volley Novara (sezonin e fundit është fitues i Superkupës italiane). Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e ekipit italian, që shprehen të kënaqur për këtë blerje, duke e konsideruar 23-vjeçaren shqiptare si një përforcim me shumë vlera, si një talent që mund të shpërthejë edhe në kampionatin më të fortë në botë të rrjetës. Bici, në dy sezonet e fundit ka luajtur në Serinë A2 me skuadrën e LPM Mondovi, por nga e korriku do të provojë një aventurë tjetër.

Vendosëm t’i besojmë Erblira, pasi ka zhvilluar dy sezone si protagoniste në kampionatin A2, është e re dhe jemi të bindur se me punë do të dijë të fitojë hapësirat e duhura edhe në Serinë A1. Është një talent, që urojmë se do të përmirësohet edhe më shumë në skuadrën tonë, me lojtare të kalibrit ndërkombëtar dhe një staf teknik të nivelit të lartë”, tha drejtori sportiv Enrico Marchioni.

Ndërsa vetë Bici, që aktualisht ndodhet e grumbulluar me ekipin kombëtar të volejbollit, u shpreh: “Jam shumë e lumtur që do të luaj në A1 dhe mbi të gjitha që do të jem pjesë e enjë ekipi si Novara. Më duekt ende gjithçka sureale, e mrekullueshme. Në këtë sezon të parë pres që të rritem edhe më shumë profesionalisht, falë punës me lojtare të një niveli të lartë. Jam e re dhe i mirëpres këshillat e kolegeve dhe stafit. Për mua nis një kapitull i ri, Seria A1 dhe Champions League tashmë janë një realitet. Do të punoj fort, të fitoj dhe të jap kontributin tim për skuadrën”.

Related posts

RRËFEN MOMENTIN E VËSHTIRË/ Luiza Gega: Si tentuan të na vidhnin në Kenia, Roja i kompleksit na u fut në dhomë

Delo.autor

Presidenti i Atletikës kundër Luiza Gegës: Smajlaj nuk u ankua dhe pushtoi Europën

Q.Autor

“WIMBLEDON”/ Tenisti Federer në çerekfinale, eliminohen Zverev dhe “baby Gauff”

Delo.autor

Leave a Comment