Sport Të tjera

“DUA QË TA BËJ…”/ Kampioni i botës do të marrë gjysmën e shpërblimit në bitcoin

Luftëtari kamerunas i arteve marciale mikse Francis Ngannou, kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë me dije se gjysmën e shpërblimit që do të marrë nga eventi UFC-270, ku ai do të duelojë ndaj francezit Cyril Gane, do ta marrë në bitcoin.

Ky event do të zhvillohet këtë të diel në Kaliforni dhe Ngannou ka vendosur të investojë në kriptomonedhat, që konsiderohet si paraja e së ardhmes. Kjo do të jetë hera e parë që kamerunasi do të mbrojë titullin e fituar vjet ndaj Stipe Miocic.

Mendoj se bitcoin mund të punësojë njerëz kudo në botë. ndaj, mezi pres të jem pjesë e kësaj zgjedhje, duke marrë gjysmën e shpërblimit në kriptomonedha. Dua që ta bëj bitcoin më të aksesueshëm te fansat e mi”, tha Ngannou.

Ai pritet të marrë 300 mijë dollarë në kritomonedha.

Related posts

OPERACIONI “FSHESA”/ 5 lojtarë me “valixhe në duar”, Interi do të kursejë shumën e majme

F.autor

TIRANA-DINAMO/ Gafë e pafalshme, Sidibe shkakto një autogol në favor të “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

RISI NË PREMIER LEAGUE/ VAR-i do të aplikohet edhe për tifozët, ja ndryshimet

Delo.autor

Leave a Comment