Futboll Sport

Arsenali “tremb” Xhakën, blerja e re i merr numrin në fanellë

Arsenali nuk di të ndalet në merkaton e verës.

“Topçinjtë” kanë kompletuar transferimin e mesfushorit 19-vjeçar Matteo Guendouzit. Francezi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit londinez ndërsa ka zgjedhur dhe numrin në fanellë. Guendouzit ka zgjedhur fanellën me numër 29 për ta mbajtur mbi shpinë, numër i cili sezonin e shkuar u mbajt nga Granit Xhaka.

“Jam jashtëzakonisht krenar. Arsenali ka qenë gjithmonë ekipi më i afërt me zemrën time dhe një klub që gjithmonë kam dashur t’i bashkohem kur isha fëmijë. Më jep krenari të madhe! Shpresoj se mund të bëj gjëra të mëdha këtu. Nuk ka asgjë më të mirë se të vijë në një klub si ky, me kaq shumë histori, si Arsenali. Unë jam jashtëzakonisht krenar”,-ka thënë francezi për faqen zyrtare të klubit anglez.

Guendouzit, karrierën e filloi te kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germaini, para se të kalonte te akademia e Lorientit në vitin 2014. Ndëkohë mbetet enigmë kontrata dhe shuma e derdhur nga Arsenali në arkat e klubit francez.

Related posts

ZHDUKJA EMILIANO SALA/ Mbappe është njeri i madh, ja shuma që jep për të gjetur futbollistin

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo largohet nga Juventusi? Zbulohet biseda private e sulmuesit me klubin e…

Delo.autor

“CALCIOPOLI” SPANJOLL/ Nënkryetari i arbitrave i drejtohej Barcelonës: Paguani ose them gjithçka

F.autor

Leave a Comment