Futboll Sport

AUSTRI/ Hamdi Salihi REFUZON rikthimin te SV Ried

Përpjekjet e drejtorit sportiv të SV-Ried, Frént Schiemer, për të marrë Hamdi Salihin nga SC Wiener Neustadt, ishin të pasuksesshme. “Ne u përpoqëm shumë, por e patëm të vështirë për të rregulluar një transferim. Mbajtëm biseda intensive me Hamdi Salihin, por fatkeqësisht ai anuloi gjithçka për arsye familjare në fundjavë”, – tha Schiemer për OÖN.

34-vjeçari ishte parë si zëvendësim për Seifedin Chabbi në “Innviertel”. Salihi shënoi 22 gola në 33 ndeshje me Wiener Neustadt, në sezonin e kaluar. Kujtojmë se SV-Ried është një “stacion”, nëpër të cilin goleadori i njohur shkodran ka kaluar në karrierën e tij. Madje, transferimi i parë jashtë vendit ka qenë te kjo skuadër austriake.

Nga Tirana, ai u transferua te SV-Ried, aty ku luajti 82 ndeshje në periudhën 2007-2009 dhe shënoi 34 gola. Pra, drejtuesit e këtij klubi i njohin mirë vlerat e Salihit si golashënues, ndaj këmbëngulën ta rikthenin sërish, tashmë më veteran në moshë, me synimin për t’iu dhënë një dorë në ngjitjen në elitën e futvbollit austriak, sepse sezonin e ardhshëm do të jetë në 2.Liga.

Related posts

Marcos Rojo: Mourinho më ka urdhëruar të driblohem nga Alexis Sanchez

Sadik.Autor

MOTO GP/ Koronavirusi gjunjëzon një tjetër pistë, Amerika zyrtarizon tërheqjen

Delo.autor

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Sadik.Autor

Leave a Comment