Futboll Sport

Juventus arrin marrëveshjen me Real, ja kur prezantohet Cristiano Ronaldo

Transferimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme, sipas gazetarit italian të ESPN, Gabriele Marcotti, i cili ka bërë të ditur se dy klubet kanë arritur marrëveshjen. Bardhezinjtë pritet të shpenzojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e portugezit, që do të bëhej blerja më e shtrenjtë e historisë së kampionëve të Italisë.

Marcotti ka thënë se: “Kisha dyshime në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Ata kanë rënë dakord edhe me mënyrën se si do të jepet lajmi. Zhvillime të reja pritet të vijnë në 24-48 orët e ardhshme. Duket se Ronaldo është drejt rrugës për në Torino”.

Related posts

Skënderbeu-Laçi/ Finalja e Kupës, në Elbasan luhet për 50 milionë lekë

Sadik.Autor

Conte i pakënaqur, pa blerje në sulm s’ka trofe për Chelsea-n

Q.Autor

LUMË OFERTASH PËR MIRLIND DAKUN/ Edhe Beshiktashi u shtohet skuadrave që kërkojnë sulmuesin kuqezi

F.autor

Leave a Comment