Futboll Seria A Sport

“Balerini” Neymar/ Njeriu që shkatërroi Maradonën i tërheq veshin brazilianit

Ish-mbrojtësi i njohur italian Claudio Gentile ka dhënë sugjerimet e tij për yllin brazilian Neymar se si duhet të sillet në fushën e lojës.

I pyetur se si do ta markonte sulmuesin e PSG-së, ish-juventini nuk ka dhënë përgjigje konkrete po i bën apel brazilianit të tregohet më i matur.

“Çfarë do të bëja nëse duhet të markoja Neymarin? Nuk e di por do ta bindja të tregohej një person serioz. Në kohën time, ata që pësonin faulla nuk i ekzagjeronin pasojat.

Ditën tjetër kam parë se si njëri e goditi kundërshtarin në shpatull, por ra me kokë”, deklaron për “Football Italia” 65-vjeçari që “masakroi” Maradonën në Kupën e Botës të 1982.

Related posts

SULMON “BOMBERIN” LUKAKU/ Cassano: Ai kurrë nuk mund të jetë një kampion i rafinuar

Delo.autor

NJË NGA MESFUSHORËT MË TË MIRË TË SERIE A/ Bajerni piketon goditjen e radhës te klubi italian

F.autor

NË ITALI PËRGATITEN PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT/ Hajdutët futen dhe vjedhin në stadiumin e klubit të madh

Delo.autor

Leave a Comment