Futboll Seria A Sport

Bari u shpërbë, vjen oferta e parë zyrtare për mesfushorin e kombëtares

Si pa pritur dhe pa u kuptuar, kapiteni i Bari-t, Migjen Basha ka përfunduar sërish në vorbullën e merkatos së verës. Jo për fajin e tij apo për përfundimin e kontratës, por për shkak të falimentimit të klubit të Bari-t, që tashmë i duhet ta nisë nga Serie D, aty ku as fuqinë ekonomike nuk mund ta ketë për të mbajtur kësi lojtarësh me peshë dhe kërkesa.

Migjen Basha tashmë është i lidhur ngushtë me transferimin si brenda ashtu edhe jashtë Italisë, ku skuadrat e interesuara për shërbimet e numrit 8 janë të shumta, duke shkuar deri në Izrael.

Megjithatë, dy ekipet e para që kanë bërë interesimet e para për transferimin e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë janë Salernitana dhe Foggia. Salernitana është nën pronësinë e Claudio Lotito-s së Lazio-s, ndërsa Foggia do të militojë në Serie B këtë sezon.

“Foggiacalciomania” shkruan se për 31-vjeçarin është interesuar stafi i ekipit që do të militojë në Serie B, megjithatë, duhet pritur ende për një vendim të lojtarit kuqezi. Dhe sipas “tuttomercatoweb”, pak ditë më parë mesfushori i Shqipërisë ishte i lidhur ngushtë me kalimin te Salernitana. Pritet që të ketë një vendim tashmë nga lojtari për të ardhmen e tij, duke qenë se klubi i Bari-t i ka lënë të gjithë të lirë pas problemeve ekonomike.

Related posts

Spekulimet për largimin nga United, Raiola flet për të ardhmen e Mkhitaryan

Q.Autor

PËRFUNDON SHTRIMI I TAPETIT/ Luftë me kohën, ja opsionet e Kukësit për stadiumin e ri

Delo.autor

“PO NA DËMTOHEN LOJTARËT NGA KOMBËTARET”/ Zidane: Rinovimi i kapitenit Ramos? Mendimi im…

Delo.autor

Leave a Comment