Futboll Seria A Sport

BEFASON ANCELOTTI: Jemi më të motivuar tani që kemi RONALDON rival

Na nisur sot faza përgatitore e skuadrës së Napolit, që edhe këtë sezon ka për detyrë të ndalë kampionët e Juventusit, që edhe këtë vit është favoritja kryesore, sidomos tani që te bardhezinjtë erdhi edhe Cristiano Ronaldo. “I kam çuar një mesazh CR7: Mirëseerdhe, do të jesh kripa e piperi i futbollit italian. Më vjen mirë që erdhi në Serinë A, do të jetë një rival më shumë për t’u markuar te Juventusi. Por, nga ana tjetër, do të jetë një motivim më shumë për ne”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri rrëfen se përse vendosi të rikthehej në Serinë A dhe se përse zgjodhi Napolin. “Besuan tek unë, te aftësitë e mia dhe mbi të gjitha gjeta një klub që ka dëshirë të përmirësohet. Nga ana teknike, është një ekip që më kënaq, pasi ka një filozofi loje shumë interesante dhe afër ideve të mia. E pranoj këtë sfidë me kënaqësi dhe objektivi ynë është të jemi kompetitiv në çdo turne që do të luajmë dhe të ecim sa më shumë të jetë e mundur”, u shpreh trajneri Ancelotti.

Related posts

MILAN-UDINESE/ Trajneri Pioli kërkon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËSOI NJË NDËRHYRJE TË RËNDË/ Mbrojtësi i Manchester City-t “falënderon” Brojën me shokë: Rrofshi për suvenirin

Delo.autor

BAYERN MUNICH JANË VETËM 3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Trajneri Flick përgatit birrat: E shtymë mjaft festën…

Delo.autor

Leave a Comment