Futboll Sport

Mijëra tifozë të Kroacisë sfidojnë anglezët në mënyrë origjinale (FOTO)

Tifozët e Anglisë njihen në të gjithë botën si të çmendur për kombëtaren, por sot po sfidohen nga përkrahësit e Kroacisë që kanë tërhequr vëmendjen e botës duke hapur një flamur të madh me ngjyrat e ekipit të tyre të futbollit. Mijëra kroatë pushtuan sheshin Manezhnaya, pranë Sheshit të Kuq në Moskë, për të nxjerrë flamurin e tyre mbresëlënës, i cili shtrihej për atë që dukej si gati 100 metra. Flamuri ka të ngjarë të bëjë një tjetër paraqitje në stadiumin Luzhniki sonte, kur Kroacia të përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Fituesi do të përballet me Francën në mbrëmjen e së dielës, ndërsa humbësi do të jetë i detyruar të luajë një play-off për vendin e tretë kundër Belgjikës. Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Kroacisë në Kupën e Botës që prej fitimit të pavarësisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Shfaqja e tyre e fundit përfundoi në një humbje 2-1 nga Franca në vitin 1998, që fitoi trofeun. Tifozët e tyre janë të vendosur qartë për të shijuar këtë moment, duke kërcyer dhe kënduar ndërsa mbanin ngjyrat e tyre kombëtare, ndërsa ora ecën me shpejtës për të nisur.

Shumë prej tyre mbanin fanellën me nr.10 që i përket Luka Modric, kapitenit dhe yllit të Real Madridit në ekipin e Kroacisë. Modric ka shënuar dy herë në turne deri më tani, duke përfshirë një goditje të shkëlqyer kundër Argjentinës dhe konsiderohet kërcënimi kryesor për Anglinë.

Megjithëse shumica e tifozëve të Kroacisë janë të veshur me fanellat e tyre të famshme të kuqe dhe të bardhë, ekipi do të jetë i detyruar të mbajë në fushë fanellën me blu dhe të zezë kundër Anglisë për shkak të përplasjeve me uniformën e anglezëve.

Uniforma e bardhë e Anglisë është për ndeshjet si pritëse dhe e kuqe për në transfertë. Anglia do të veshë sot uniformën e bardhë në stadiumin Luzhniki.Shumë tifozë të Anglisë në Moskë, megjithatë nuk kanë veshur as të bardhë as të kuq. Në vend të kësaj, shumë prej tyre janë me kostume sportive me ngjyrë blu, në nder të stilit të trajnerit Gareth Southgate.

Related posts

Gattuso i MËRZITUR: Merkatoja e Milanit? Djemtë mbetën gjithë kohës në telefon…

Isa.Autor

U KTHYE NGA KRISHTLINDJET/ Mbrojtësi i klubit të Bundesligës rezulton pozitiv me COVID-19, ja emri…

Delo.autor

LAÇI-LUFTËTARI/ Vendasit “dhuratë” gjirokastritëve, Luftëtari gjen golin e nderit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment