Futboll Seria A Sport

IMPAKTI RONALDO/ Juventus gati të paguajë një komision të çmendur për Mendes

Nuk bëhet fjalë vetëm për një pagesë prej 60 milionë eurosh bruto në vit për 4 vjet, ose 100/120 milionë për kartonin e lojtarit. Transferimi i Cristiano Ronaldo-s sjell me vete edhe shpenzime të tjera të rastit që Juventusi duhet ti marrë parasysh: Nëse realizon goditjen e shekullit, në fakt, Andrea Agnelli e di se ekipi duhet të depozitojë një komision të rëndësishëm edhe për Jorge Mendes që përveçse është agjenti i lojtarit, ai po luan edhe rolin e ndërmjetësit në këtë operacion bombastik.

DETAJET – Nëse Real Madrid do të binte dakord të shiste Ronaldon, atëherë Juventusi do të duhej të paguante jo më pak se 10 milionë euro vetëm për Mendes. Një “taksë” pothuajse e detyrueshme sepse përfaqëson 10% të kostos së transferimit, mund të jetë edhe pak më e lartë dhe ende duhet të fiksohet në detaje. Por sigurisht, Mendes lëviz vetëm kur bëhet fjalë për miliona dhe Juventusi është gjithashtu e gatshme ta kryejë këtë marrëzi ekonomike në mënyrë që të transferojë Cristiano Ronaldon. Shifra të çmendura, por kur bëhet fjalë për Ronaldon, atëherë cdo gjë merr kuptim.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA KAMPIONATI AUSTRIAK/ Portieri hutohet nga skema e kundërshtarit, shikoni golin që pëson (VIDEO)

Delo.autor

Keidi Bare fiton penallti, Atletiko përmbys ndeshjen

Q.Autor

ISH-PRESIDENTI I REAL MADRIDIT/ Ramon Calderon: Mourinho do ta ketë të vështirë të gjejë një ekip të madh

Delo.autor

Leave a Comment