Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E REALIT/ Njihuni me 4 emrat për të zëvendësuar Ronaldon tek madrilenët

Kjo merakto verore ofron ende alternativa me kualitet për madrilenët e Los Blancos për të gjetur përforcimin ideal për sezonin e ardhshëm në sulm. Në lojë janë katër emra të rëdnësishëm, me fanellat numër 9, por e përdishmja spanjolle AS e nis listën e kandidaturave me Edinson Cavanin, pasi uruguaiani shihet si opsioni optimal për organikën e klubit mbretëror. Gjasat janë që shumë shpejt uruguaiani 31-vjeçar të marrë një ofertë nga madrilenët edhe pse kontrata e tij aktuale e sheh atë të anganzhuar me PSG deri në vitin 2020. Për Cavanin ky do të ishte shansi i tij i fundit për të bërë diçka të madhe në karrierë e që njëherazi do të përmbushte ëndrrën e tij për të zbritur me fanellën e bardhë në Santiago Bernabeu. Edhe pse drejtuesit e klubit ende nuk kanë kanë bërë asnjë hap konkret në drejtim të tij, emri i Cavanit ka nisur të lakohet shpesh tek Reali duke ditur edhe faktin se vet lojtari është i predispozuar për një transferim të tillë. Vitin e shkuar uruguaiani shënoi 40 gola në 48 takime ndërkohë që dy edicione më parë kishte një statistikë prej 49 golash në 50 takime. Sidoqoftë situata e tij nuk është ndër më optimalet për të kanaqur egon e një super lojtari pasi prezenca e Neymar dhe Mbappé tek francezët e PSG e kanë kaluar Edinson Cavanin në plan të dytë.

Një tjetër alternativë për Realin do të ishtë edhe ajo e të besuarit të Lopeteguit, Rodrigo. 27-vjeçari ka një kontratë deri në 2022-in me Valencian dhe duket si një lojtar optimal, pwr stilin e Los Blancos. Sezonin e shkuar e mbylli me 19 gola të realizuar në 44 takime. Klauzola e tij vlen 120 milionë euro por Valencia do të hynte në bisedime edhe për një ofertë prej 70 deri në 80 milionë euro.

Alterntiva e tretë është ajo e Lewandowskit, me 29-vjeçarin që e sheh veten të lidhur më gjermanët e Bayern Munich deri në vitin 2021, por për të cilin kampionët e Gjermanisë nuk dëshirojnë të hyjnë në bisedime. Sulmuesi polak nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur një ditë me Real Madridin, por pengesa e madhe ka qënë gjithnjë fakti se Bayerni është treguar hermetik ndaj një largimi të tij. Ajo e Lewandowskit për shumë kohë është konsideruar si një sagë e merkatos që nuk pati kurrë dritën jeshile, e tani akoma më pak pasi spanjollët nuk kanë më ndërmend të bëjnë ndonjë sforco ekonomike për një lojtar që nuk është më në momentin e tij më të mirë. Sezoni i shkuar mbante autorësinë e 41 golave të polakut me Bayernin edhe pse u kritikua gjerësisht nga opinioni sportiv për performacën e dobët që dhuroi në 2 gjysmëfinalet e Championsit përballë Realit.

Dhe në fund por jo më pak i rëndësishëm listohet 24-vjeçari i Tottenhamit Kane, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën, çka e bën thuasje të pamundur largimin e tij drejt Bernabeut. Për më tepër që Los Blancos kanë dyshime mbi përshtatjen e tij në La Liga duke qënë se kapiteni anglez unifikohet në mënyrë perfekte me stilin e Premier Leagues. Prandaj edhe pse alternativat e klasit nuk mungojnë, duket se opsioni më i prekshëm për Realin të jetë Edinson Cavani.

Related posts

KOMBËTARJA NISET PËR NË FRANCË/ Ja gjendja e kuqezinjve në prag të sfidës së 7 shtatorit

Delo.autor

GJATË HIMNIT TË CHAMPIONSIT/ Ja gjesti i madh që bëri Ronaldo ndaj vogëlushit (VIDEO)

Delo.autor

“NA DËRGOI LETËR MBRETËRESHA”/ Trajneri Southgate: Nuk dua ta dëgjoj “It’s coming home” sepse…

Delo.autor

Leave a Comment