Futboll Sport

Mesfushori i Gjermanisë nuk mban më: Boll me racizëm!

Një momenti i vështirë është ai që po kalon Mesut Ozil pas eliminimit nga Botërori me Gjermaninë. Mesfushori është shumë i zhgënjyer nga e gjithë kjo situatë. Sikur të mos mjaftonin kritikat për foton me Erdoganin në Londër para fillimit të turneut, tani edhe forma e dobët e shfaqur në fushë në dy ndeshjet e luajtur me “Pancerat”. Ai ka qenë në qendër të kritikave nga shumë analistë dhe ishlojtarë të kombëtares. Mario Basler e quajti atë një bretkosë të vdekur, i pa fuqishëm për të luajtur me kombëtaren.

Mateus gjithashtu mendonte se Lëv duhet ta linte në stol. Në fakt, të vetmen ndeshje që gjermanët fituan, ishte ndaj Suedisë dhe Mesut nuk ishte në fushë. Por kjo zgjati fare pak, derisa trajneri i dha përsëri besim atij. Një besim që Ozil nuk e shfrytëzoi. Tani lojtari ka folur nëpërmjet llogarive të tij në “Twitter” dhe “Instagram”. “Të dhemb shumë të braktisësh Botërorin që në fazën e grupeve. Nuk ishim aq të mirë sa duhet. Do të më duhet kohë për ta përpunuar këtë disfatë”, tha mesfushori që nuk foli asnjë fjalë për çështjen “Erdogan”.

HESHTJA PËR SHTYP

Ikai Gyndogan u mundua ta shpjegonte situatën me numrin një të shtetit turk. Ndërsa Mesut vendosi të heshte duke mos u prononcuar për skandalin, siç e quajtën në Gjermani. Ai u kërcënua me përjashtim nga skuadra nga disa prej funksionarëve dhe sponsorëve të kombëtares. Sipas “Bild”, shumë kolegë në skuadër kishin dashur që ai të fliste dhe të sqaronte njëherë e mirë çështjen, në mënyrë që dhe ata të gjenin qetësi. Në të vetmin rast që ai shfaqi emocione në Botëror ishte pas ndeshjes me Korenë e Jugut, kur u ofendua nga një tifoz teksa po hynte në dhomat zhveshjes. Trajneri i portierëve, Andreas Këpke, tha në lidhje me incidentin se: “Një tifoz e ofendoi Ozilin dhe unë i thashë atij që të mbyllë gojën”. Sipas dëshmitarëve, tifozi kishte përdorur një fjalor racist kundrejt lojtarit. Ndaj, postimi i fundit i mesfushorit ishte thuaj jo racizmit. Tani lojtari do të shijojë pushimet dhe do të duhet të presim muajin shtator për të parë zhvillimet në skuadrën e Lëvit, që do të ketë një detyrë të re, të ringrejë krenarinë gjermane.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Fotot e vjedhura të Schumacher, në shitje për 1 milion euro

Delo.autor

Shifra të realizueshme, Milan gati të marrë yllin e Napolit

Sadik.Autor

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

Leave a Comment