Futboll Sport

Real ofron 125 milionë euro për dy futbollistë të Chelsea…

Real Madrid ka bërë një ofertë karshi Chelsea prej 125 milionë eurosh për të marrë dy futbollistë të “bluve”, Thibaut Courtois dhe Willian.

Nuk është sekret që portieri i Belgjikës ka shprehur dëshirën për të shkuar në “Bernabeu” dhe ka vetëm një vit kontratë me londinezët, që i detyruan ata t’ia shesin blerësit më të mirë.

Por Real ka guxuar të kërkojë edhe Willian, për të cilin Chelsea refuzoi 75 milionë euro të ofruara nga Barcelona në mesin e muajit korrik.

Kësisoj, pasi hoqi dorë përfundimisht nga blerja e Hazard, për të cilin Chelsea kërkoi 200 milionë euro, Real ka bërë një tjetër ofertë për klubin e Roman Abramovic: 80 milionë për Willian dhe 45 milionë për Courtois.

Pritet përgjigja e britanikëve…

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares…

Delo.autor

PASI U TRANSFERUA TEK FENERBAHCE/ Mesfushori Ozil merr vendimin drastik mbi Gjermaninë dhe kombëtaren

Delo.autor

Ylli i Real Madridit ka vendosur të ndjekë Iniesta në Kinë

Sadik.Autor

Leave a Comment