Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Drita i jep lamtumirën Championsit, por jo Europës, ja rivali i radhës!

Tjetër humbje për Dritën këtë herë me shifrat 2-0 ndaj suedezëve të Malmos në transfertë, me skuadrën gjilanase që eliminohet nga Champions League, por jo nga Europa sepse kampionia e Kosovës do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League aty ku me shumë gjasa do të ketë përballë luksemburgasit e Dudelange me Dritën që ka shanse për ta kaluar këtë tur.

Në turin e parë të Championsit kundërshtari që kishte përballë Drita ishte i një niveli shumë të lartë pasi Malmo është një skuadër që synon fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Skuadra e Bekim Isufit u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-0, teksa pas humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 0-3 në Mitrovicë u mposht edhe në takimin e kthimit në Suedi me rezultatin 2-0. Golat për Malmon u realizuan nga Strandberg dhe Larsson në pjesën e dytë. Në këtë sfidë bëri debutimin me Dritën ish portieri i Tiranës, Edvan Bakaj.

Related posts

REAGON PAS VENDIMIT TË CAS NDAJ SKËNDERBEUT/ Ish-kapiteni legjendar, Shkëmbi: Ndjeva zhgënjim…

Delo.autor

Shënoi eurogol/ RASHICA tregohet i sinqertë: Fusha ndikoi që nuk fituam, ja kujt ia dedikoj golin e parë

Isa.Autor

JA VENDIMI QË MERR KLUBI/ Barcelona kundërshton kartonin e kuq të Dembele

Delo.autor

Leave a Comment