Futboll Sport

Europa League, Partizani mbyll përgatitjet për sfidën ndaj NK Maribor

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me ekipin slloven të NK Maribor, e vlefshme për takimin e dytë të turit të parë eliminator të UEFA Europa League. Partizani u mund të takimin e parë të zhvilluar të enjten e kaluar në “Selman Stërmasi”, me rezultatin minimal 1-0. Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, të kuqtë i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kompleksin stërvitor “Tirana Internacional” në Pezë.

Të kuqtë do të udhëtojnë të mërkurën drejt Sllovenisë, për tu vendosur në qytetin e Maribor. Sipas programit të publikuar nga zyra për shtyp e Partizanit, ekipi do të zhvillojë në orën 20:00 të datës 18 korrik seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet sfida ndaj NK Maribor, ndërkohë që 15 minuta para fillimit të përgatitjeve, trajneri Skënder Gega do të dalë para mediave në konferencën e fundit për shtyp.

Related posts

Gazetari “shkarkon” Spallettin: Ju tregoj trajnerin e ardhshëm të Interit!

Delo.autor

Formula 1/ Mediat gjermane akuzojnë për komplot kundër Vettel

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Eleminohet nga Botërori, vjen largimi i radhës nga Argjentina

Sadik.Autor

Leave a Comment