Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ SHAMETI me ide të qarta: Azerët i mundim me… cinizëm

Ylli Shameti e ka të qartë “recetën” që duhet ndaj një kundërshtari shumë më të fortë se Valeta. Kapiteni i Kukësit mendon se ndaj Karabakut, skuadra duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet, duke u treguar cinike. Ai beson se Kukësi do të bëjë një ndeshje komplet tjetër nga ajo e 11 korrikut ndaj maltezëve në “Loro Boriçi”.

Çfarë prisni nga ky takim?

Atë që presin të gjithë shqiptarët. Kukësi është një ekip që ka bërë paraqitje dinjitoze në Europë dhe ne që jemi në fushë mendojmë gjithnjë për të bërë maksimumin tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të luajmë me dinjitet, e pse jo të synojmë kualifikimin. Derisa kemi arritur në këtë tur, pa diskutim që kemi kualitet në ekip. Gjithsesi, ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Karabaku është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë, por nuk duhet të anashkalojmë edhe grupin që ne kemi. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet. Shpresoj të jemi sa më të përqendruar në fushë dhe unë kam besim se do të bëjmë ndeshje komplet ndryshe nga ato kundër Valetës.

Keni folur me Agollin?

Jo, të them të drejtën nuk kam folur. Megjithatë, do ta takojmë  në fushë.

Çfarë ndryshon nga ai Kukës i edicionit të kaluar, kur u eliminuat që në turin e parë ndaj Sherif?

Kanë ndryshuar shumë gjëra. Gati 85% e skuadrës nuk është më, pra kanë mbetur vetëm 2-3 lojtarë. Ka qenë tjetër grup, tjetër fizionomi loje dhe staf teknik. Gjithsesi, shpresojmë që të njëjtën lojë që bëmë me Sherifin vjet, ta përsërisim me Karabakun, por duke pasur fatin me vete.

Si është situata në skuadër pas ndryshimit të trajnerëve?

Unë nuk e kam për zakon të bëj diferencime në lidhje me trajnerët. Por, nëse flasim për profesor Armandon, e njohin të gjithë. Ai e njeh mirë futbollin shqiptar dhe e di fizionominë e të gjithë çunave. Eksperienca dhe veçoritë që Cungu ka si trajner duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum në fushë. Të bashkuar, mund të bëjmë një punë të mirë.

Related posts

LA LIGA/ 3 rënie radhazi nga kategoria në 3 kampionate të ndryshëm, ja kush është futbollisti më i pafat

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Abramovich, Putin dhe viza e mohuar çfarë po ndodh te Chelsea?!

Sadik.Autor

ARRIHE MARRËVESHJA/ Drejt transferimit tek “Djajtë e Kuq” ylli i Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment