Futboll Seria A Sport

Ekzekutiv dhe bankier/ Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Milani i “Elliott” do të fillojë përsëri me një president të ri: Paolo Scaroni. Ish-anëtari i Bordit të Drejtorëve, ish-drejtori i ENEL është njeriu i thirrur për të udhëhequr klubin kuqezi pas lamtumirës së Yonghong Li.

KUSH ËSHTË
Paolo Scaroni ka lindur në Vicenza, në vitin 1946. Si djali i një industrialisti lokal, ai u diplomua në ekonomi, në Universitetin Bocconi, para se të startojë karrierën e tij akademike me një Master nga Universiteti Columbia. I martuar me Francesca Zanconato, ka tre fëmijë: Clementina (1974), Bruno (1977) dhe Alvise (1986).

KARRIERA
Ekzekutiv dhe bankier, Scaroni e filloi karrierën e tij profesionale në firmën e konsulencës së biznesit “McKinsey”. Në vitin 1973 punoi për grupin “Saint-Gobain” ku, më 1978 mori rolin e presidentit të filialit në Paris. Nga 1985 deri në 1996, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të “Techint”.
Në vitin 1996 u transferua në Britaninë e Madhe dhe u bë CEO i “Pilkington”. Në vitin 2002 u largua nga ky post për të qenë CEO i ENEL. Falë rezultateve të rëndësishme të arritura, në vitin 2005 u emërua CEO i ENI, kompani e cila në vitin 2006 ka arritur fitime dhe të ardhura rekord.
Që nga viti 2014, ai është nënkryetar i bankës së biznesit “Rothschild”. Aktualisht mban poste në disa kompani dhe fondacione, në Itali, Angli dhe SHBA.

FUTBOLLI
Në vitin 1997, duke pasuar Virgilio Marzot, Paolo Scaroni u bë president i Vicenza dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999. Viti i parë ishte shumë i kënaqshëm, me ekipin e Guidolin, që pas fitores së Kupës së Italisë, mbërriti në gjysmëfinale të “Coppa delle Coppe”, ku u eliminua nga Chelsea, pas dy garave të vështira. Në kampionat, në vend të kësaj, vjen një shpëtim i qetë (vendi i 14-të). Skuadra nga Veneto më në fund humbi 3-0 ndaj Juventusit në Superkupën Italiane.
Është shumë i hidhur sezoni 1998-1999, kur ekipi, i udhëhequr nga Franco Colomba në stol, pastaj nga Edy Reja, ra në Seria B, duke përfunduar i dyti nga fundi në kampionat. Tani, Scaroni është nominuar për president të Milanit nga “Elliott”.

Related posts

Problemet financiare të Milanit, menaxheri Jorge Mendes mund të blejë “djallin”

Q.Autor

“TËRMET” TEK BARCELONA/ Pas përplasjes me “Pleshtin”, Bartomeu thërret urgjentisht Abidal

Delo.autor

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Isa.Autor

Leave a Comment