Futboll Sport

ÇUDI/ Mposhtën Flamurtarin, 3 nga të burgosurit e Fierit “me eksperiencë” në futboll

Nuk ndodh zakonisht që të mundësh një ekip profesionist futbolli, por të dënuarit në burgun e Fierit kanë shokuar publikun duke mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Flamurtarit.

Por disa prej tyre kanë njohje me futbollin, madje para kohës së dënimit. Tre prej të dënuarve: Orges Delaj, Fjorentino Baxho dhe Taulant Gjini kanë qenë futbollistë profesionistë në të kaluarën. Nuk dihet se për cilin ekip kanë luajtur, por fakti që ata kanë veshur uniforma të skuadrave profesioniste të bën të çuditesh. Pak kohë më parë ata mposhtën me ekipin e Shkumbinit duke i “shpartalluar” me rezultatin 8-2.

Fitorja emocionuese iu dedikua të ndjerit Mariglen Lika që vdiq një javë më parë në burgun e Fierit si pasojë e një goditje fatale në zemër.

 

Related posts

“DOJA TË LUAJA SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Gjasula: Dëshiroj të kaloj te Tirana, ja klubi i madh që isha afër në të kaluarën

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Presidenti Suning revoltohet me Inter, ja vendimi për klubin “Zikaltër”…

Delo.autor

PËRMBYSJA E MADHE NË “ANFIELD”/ Mourinho komenton: Merita shkon për Klopp, shpirti i tij…

Delo.autor

Leave a Comment