Futboll Seria A Sport

DEBUTIMI SPEKTAKOLAR/ Ja masat ekstreme për ndeshjen e parë të RONALDOS (FOTO)

Në pritje të ndeshjes kundër Chievo-s, e vlefshme për javën e parë të Serisë A, Cristiano Ronaldo do të zbresë në fushë për herë të parë më 12 gusht, në miqësoren klasike që luhet në Villar Perosa mes Juventus-it A dhe Juventusit B.

Për rastin do të merren masa të jashtëzakonshme, me qytezën e Val Chisone që pritet të blindohet për të garantuar rendin publik. Janë të shumtë tifozët që pritet të jenë të pranishëm për këtë sfidë.

Në fillim është menduar që ndeshja e parë e CR7 me fanellën e Juventus të luhej në “Allianz Stadium”, në mënyrë që të përballohej prania e madhe e publikut. Por, në fund, asgjë nuk ka ndryshuar, me ndeshjen që do të luhet më 12 gusht në orën 17:30. Janë plot 5.000 bileta të shitura për këtë miqësore në familje.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, që është publikuar në faqen zyrtare të klubit, Juventus ka zbuluar masat e jashtëzakonshme të sigurisë që do të merren për 12 gushtin. “Që nga 11 gushti, – lexohet në komunikatën e bardhezinjve, – do të ndalohet shitja e pijeve në mbajtëse qelqi ose akte fyese në të gjithë territorin e Villar Perosa”.

Në faqen e bardhezinjve është publikuar edhe harta e Villar Perosa, duke vënë në dukje zonën portokalli, ku do të mund të futen vetëm ata që kanë biletë ose leje për të qenë të pranishëm.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Rashford injoron Mourinhon: Ky është vetëm fillimi, ne do të…

Delo.autor

NGA MUNGOZ TEK BENZEMA 1000/ Ja kronologjia e golave jubilarë të Real Madridit në Champions…

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË SKOCI/ Napoli “shkatërron” kampionët e Europës në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment